Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit

Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit

1737042146_MEPJ1.jpg

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e ka cilësuar si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit Izrael-Hamas, marrëveshjen e armëpushimit të arritur dje (15 janar 2024) mes këtyre dy të fundit.

"Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit. 

Është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Përgëzojmë përpjekjet e palodhshme ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm",-thuhet në ragim.


Lajmi kryesor:

Marrëveshja me 3 faza/ Për çdo peng të moshuar, lirohen 3 të burgosur palestinezë (por një ushtare vlen 50)! Si funksionon armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Mashtrues pas telefonit po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat

Mashtrues pas telefonit po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat