Tiranë/ Armë, snajper e municione, arrestohet Ramazan Alla, furnizonte grupet kriminale (VIDEO)

Një arsenal armësh është sekuestruar nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit. Janë sekuestruar disa armë, municion luftarak si edhe 3 snajpera. Ramazan Alla, 64 vjeç është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se është pronari i armëve.

Sipas policisë ky shtetas kishte përshtatur banesën në një bazë ushtarake që furnizonte grupe kriminale. Alla ishte i dënuar më herët për prodhim dhe shitje të municioneve luftarake. Report Tv ka mësuar se Ramazan Alla po hetohet nëse ka dhënë armë për një vrasje të ndodhur në kryeqytet. 

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “BAZA”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor.

Zbulohet një bazë që furnizonte me armë grupet kriminale dhe personat që merren me veprimtari kriminale.

Sekuestrohet një arsenal armësh dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për, zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve me armë të bizneseve apo banesave, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

- Ramazan A, 64 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak).

Ky shtetas kishte përshtatur banesën e tij në një bazë e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furrnizim me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

- 3 armë zjarri (automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike).

4 armë zjarri të çmontuara (3 snajpera dhe 1 armë sportive).

- dy armë sportive.

- municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri.

Per arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve lufarake dhe e municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 278 dhe 279 të Kodit Penal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:28
Detaje/ Kush është Ramazan Alla, “mjeshtri” i montimit të snajperëve në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë lidhur me sekuestrimin e arsenalit të armëve në Tiranë. Report Tv ka mësuar se 64-vjeçari Ramazan Alla merrej edhe më herët me çmontim dhe montim armësh.

Sipas burimeve, Alla ishte “ekspert” në prodhimin e municioneve luftarake. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka dhënë armë për një vrasje që ka ndodhur në Tiranë.

Nuk dihet ende për cilën ngjarje kriminale bëhet fjalë.  Alla ishte i dënuar më herët për prodhim dhe shitje të municioneve luftarake.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 03/08/2018 19:22

    Po pakesohen ushtaret e Baces Sali.-

    Përgjigju
  • Naimi: 03/08/2018 12:32

    Ky ja paska pase kaluar Ministrise se Brendshme dhe asaj te Mbrojtjes.

    Përgjigju
  • Fredi: 03/08/2018 11:03

    Jepini maksimumin 15 vjet qe te vdese ne burg se eshte perserites.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja