Bashkëshortja e ish ministrit Akis Tsohaxopulos, Viki Stamati është arratisur nga spitali psikiatrik Dromokaitio gjatë natës së të mërkurës.

Stamati po kurohej në spital e ruajtur nga gardianë burgu, të cilët e kuptuan se dhoma e saj ishte bosh në orën 05: 45 mëngjesin e të enjtes dhe njoftuan policinë që po zhvillon kërkime për gjetjen e saj.


Avokati i Stamatit, Fragiskos Ragusis, tha për televizionin Mega Channel se ai kishte folur të mërkurën me atë, pasi gjykata kishte refuzuar kërkesën për lirimin nga burgu.


Sipas avokatit, ajo i kishte thënë se “nuk kam për të vdekur e çmendur dhe e braktisur në Dromokaitio. E vetmja që dua është të jem pranë fëmijës time”. Për çështjen po zhvillon hetime edhe ministria e drejtësisë.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)