Arratisja në Hungari, gazetari Zekirja Mexhiti për Report Tv: Ikja e Gruevskit e mistershme, institucionet maqedonase të papërgatitura

Ndërsa ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski prej disa ditësh ndodhet në Hungari, pas largimit të tij nga Maqedonia ku dhe ka kërkuar azil politik nga autoritet hungareze, gazetari  Zekirja Mexhiti foli në studion e lajmeve në Report TV, duke e konsideruar  arratisjen e tij, një largim të mistershëm.

Dy ditë më parë, më 15 nëntor autoritet hungareze i pranuan kërkesën e statusit të azilantit politik ish-kryeministrit Nikolla Gruevski . Ndërkohë gazetari Zekirja Mexhiti, foli në lidhje me këtë çështje duke e cilësuar arratisjen e Gruevskit  një dështim të institucioneve sheterore në Maqedoni të cilët sipas tij e kanë gjetur veten të papërgatitur për të ndaluar atë për t’u larguar në mënyrë ilegale, në Hungari.

Mynyra e arratisjes mund të themi ka qenë një mister. Supozimet janë që porsa ka mësuar vendimin e shpallur të Gjykatës për arrestimin e tij, Gruevski ka shfrytëzuar mënyrën ilegale për t’u larguar nga Maqedonia në Shqipëri. Sipas raportimeve të bëra nga zyrtarët e autoritetve hungareze pastaj ka shfryrtëzuar mënyrën përmes  letërnjoftimit,  përmes së cilës lejohet lëvizja e qytetarëve në vendet ballkanike  ku sipas të gjitha gjasave me kartë identiteti ai ka përfunduar në Hungari. Kjo situatë tregon se  Institucionet shtetërore  dështuan në  përpjekjen e tyre për kapjen e Gruevskit, pasi ai duhet të ishte arrestuar.Gjithashtu tregon se institucionet shtettërore  kanë qene të papërgatitura për arratisjen e Gruevskit. Kjo situatë tregon se institucionet shtetërore dështuan në kapjen e Gruevskit, pasi ai duhet të ishte arrestuar. Gjithashtu, tregon se institucionet shtettërore kanë qenë të papërgatitura për arratisjen e Gruevskit.

Zekirja Mexhiti, gazetari  

Gjithashtu, gazetari Mexhiti u shpreh se rasti “Tanku”, për të cilin ishkryeministri maqedonas Gruevski ka marrë dënimin me dy vite burg nga Gjykata penale në Maqedoni për dy vite burg, nuk është rasti i vetëm  për të cilin Gruevski akuzohet dhe është nën hetim, pasi ai po hetohet edhe për çështje të tjera nga autoritet e drejtësisë maqedonase

 Rasti “Tanku” nuk është rasti i parë, me të cilin po gjykohet Gruevski dhe për të cilin është dhënë vendimi i dënimit me dy vite nga gjykata e Shkupit, si një nga  pistat me të cilën po hetohet  për veprën penale për  blerjen e një Mercedesi luksoz , me një vlerë 600 mijë euro gjatë kohës së qeverisjes së tij. Aktualisht ai është marrë nën hetim dhe po gjykohet  edhe për tre raste të tjera në Maqedoni, një rast është ai për revanshizëm politik, rasti tjetër për keqpërdorim të fondeve zgjedhore, gjatë periudhës elektorale dhe për shpërdorimn detyre në kohën e qeverisjes.  Ministria e Punëve të Jashtme ka nisur hetim dhe do të hetohen të gjithë mënyrat se  si ai mund të ketë braktisur vendin dhe njoftoi që të gjithë institucionet përgjegjësë dhe vetë kryeministri  Zaev të mbajë përgjegjësinë e tij.

 Zekirja Mexhiti, gazetar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi