Arrest me burg për Shullazin
dërgohet në qeli tek "302"

Arrest me burg për Shullazin<br />dërgohet në qeli tek
TIRANË- Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi e Gilmando Dani do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila bazuar në referimet e Shërbimit Informativ Shtetëror ka ngritur akuzën e gjobvënies, kërcënimit dhe grupit të strukturuar kriminal.

Ka qenë ky vendimi i gjyqtarit Idriz Mulkurti marrë në sallën numër katër të gjykatës, ndërsa seanca u zhvillua pa praninë e mediave. 

72 orë nga ndalimi i Shullazit, Krimet e Rënda në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë kanë shtuar dhe kërcënimin ndaj kandidatit pë rektor Mynyr Koni, Kjo e konfirmuar dhe nga avokati i tre të dyshuarve Alban Qafa.

Pas masës së sigurisë arrest me burg nën masa të rrepta sigurie dhe nën shoqërinë e eskortës së policisë Shullazi sëbashku me kushëririn e tij dhe Danin u dërguan në paraburgimin 302 në rrugën Mine Peza.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta i cili ndodhet në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda thotë se Emiljano Shullazi, nuk ka komentuar masën e sigurisë, por ka mohuar te gjitha akuzat e tij. 

Tre të dyshuarit e prokurorisë për këto krime nuk kanë preferuar të përgjigjen në lidhje me pyetjet e prokurorëve në gjykatë ndërsa në dhënien në formë proceduriale të gjeneraliteteve dhe të dhënave personale ata kanë deklaruar se janë të papunë.

Prokuroria dyshon se Shullazi dhe dy shokët e tij jane perfshire në një sërë aktivitetesh kriminale si gjobëvënie, kërcënime, armëmbajtje. Në gjyq sipas avokatit u përmend vetëm rasti i deponimit të shtetasit Jani Zaka.

Shullazi akuzohet se kërcënoi biznesmenin Jani Zaka për një parking nëntokësor prej 1200 metra katrorësh në rrugen "Sali Butka". 

Emiljano Shullazi, Gilamando Dani e Blerim Shullazi u ndaluan të shtunën në mbrëmje me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndërsa hetimet për ta dhe të dyshuar të tjerë janë të hapura dhe po ndiqen nga prokurorja Elisabeta Ymeri dhe prokurori Eneid Makuçi.

SHULLAZI DREJTORIA
(Emiljano Shullazi në Drejtoria e Policisë)
shullazi

(Emiljano Shullazi në Drejtoria e Policisë) Foto të tjera

Ora 11.40 Emiljano Shullazi dërgohet në paraburgimin "302"
Pas përfundimit të procedurave ligjore në drejtorinë e Policise së Tiranes, Emiljano Shullazi eshte transportuar nga forcat "Shqiponja', ne ambientet e paraburgimit "302", ne rrugën Mine Peza në kryeqytet. Shullazi do të qendroje ne burg pa afat deri ne perfundim te hetimeve.



Ora 11.15 Avokati: Shullazi e ka takuar Jani Zakën
Avokati i Emiljano Shullazit e pranon për herë të parë se klienti i tij e ka takuar biznesmenin Jani Zaka, por pa i bërë presion. Sipas tij, Shullazi ka ndërhyrë që Zaka të zgjidhe mosmarrëveshjet me Fatmir Sinanajn për parkingun 1200 m katrorë.
 
Avokati Alban Qafa tha në nje prononcim per mediat pas perfundimit te tre seancave se personat e akuzuar nuk i kanë pranuar akuzat. Ai tha se per Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin, u shtua akuza për kanosje ndaj dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

Qafa tha se nuk ka asnje prove per akuzat e ngritura ndaj Emiljano Shullazit. Sipas tij ne deklarimin e Jani Zakes, nuk permendet emri i Shullazit si kanones, pasi ai eshte takuar vetem nje here me Zaken, per te zgjidhur mosmarreveshjen mes Zakes dhe Fatmir Sinanaj, ish-pronari i parkingut te blere nga Zaka.

Sa i perket sekuestrimit te ish-hotel Vollges nga Prokuroria e Durresit, Qafa tha se prona nuk eshte marre ne menyre te paligjshme. Ndersa sa i perket dosjes se Prokurorise se Durresit per 7 rastet e gjobevenies ndaj biznesmeneve, Qafa deklaroi se nuk ka asnje kallezim ndaj Shullazit.



Prononcimi i avokatit Alban Qafa:
Emiljano Shullazi nuk ka dhënë asnjë deklaratë në gjykatë, deklarohet i pafajshëm dhe nuk pranon akuzat. Edhe dy të tjerët. Ka një deklarim të shtetasit Jani Zaka por që nuk thotë se është kanosur nga Emiljano Shullazi. Ka patur vetëm një takim me të, është administruar në dosje, ku ai thotë që kam pirë kafe që të zgjidhë mosmarrëveshjen që ka me ndërtuesin me Fatmir Sinanin pasi ky i fundit pretendon që i është marrë nëpërmjet një loje bixhozi pirate një shumë e humbur 200 mijë euro dhe e ka konvertuar me garazh.

Ka vetëm një takim dhe jo dy takime mes Jani Zakës dhe Emiljano Shullazit. I ka kërkuar vetëm zgjidheni dhe kaq dhe nuk ka pasur takim të dytë. Deklarimi i Jani Zakës i administruar si nga prokurorët si nga gjykata nuk thotë se është kanosur apo ushtruar dhunë psikologjike nga Emiljano Shullazi. Veprat për të cilat akuzohen janë të rënda por nuk shoqërohen me asnjë provë. Po kështu nuk ka asnjë person që të jetë ankuar për gjobëvënie.

Ora 11.00 Arrest me burg edhe per Gilmando Danin
Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur te njejten mase sigurie, "arrest me burg" edhe per Gilmando Danin. 

Ora 10.25 Arrest me burg edhe per Blerim Shullazin
Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur te njejten mase sigurie edhe per Blerim Shullazin. Ai do qendroje ne burg pasi akuzohet për disa vepra penale në bashkepunim me Emiljano Shullazin.

Ora 10.05 Nis seanca per Blerim Shullazin
Menjehere pas perfundimit te seances per Emiljano Shullazin, ka nisur seanca për bashkëpunëtorin e tij, kushëririn Blerim Shullazi. Edhe ndaj tij prokuroria ka kerkuar masen e sigurise "arrest me burg". Edhe kjo seancë drejtohet nga dy prokuroret Elisabeta Ymeri dhe Ened Makuçi si dhe gjyqtari idriz Mulkurti.

Ora 09.30 Trupi gjykues tërhiqet për vendim
Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Amiljano Shullazit, e nisur në orën 08.30 në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Trupi gjykues me prokuror Elisabeta Ymeri e Ened Makuçi dhe gjyqtar Idriz Milkurti, janë tërhequr për të marrë vendimin.

Ora 08.30 Nis seanca për masën e sigurisë ndaj Emiljano Shullazit
Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi do të njihen sot me masën e sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ata u shoqëruan nën masa të rrepta sigurie nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku mbaheshin që prej ndalimit mbrëmjen e së shtunës.

Seanca ndaj Shullazit nisi në orën 08.30 dhe drejtohet nga gjyqtari Idriz Mulkurti dhe prokurori Ened Makuçi dhe Elisabeta Ymeri. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave dhe familjarëve për shkak të sekretit hetimor dhe të të dhënave personale që përmban Dosja Shullazi.

Prokuroria pritet të kërkojë vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe masën e sigurisë "arrest me burg" për Shullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij. Ndërsa avokati i Shullazit Alban Qafa deklaroi një ditë më parë për Report Tv se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë prove dhe ai do të kërkojë lirimin e menjëhershëm të tij dhe Gilmando Danit, ndërsa për Blerim Shullazin, Qafa tha se do të kërkojë masën e sigurisë arrest shtëpie dhe mbikëqyrje elektronike.

Deponimi i shqiptaro-amerikanit Jani Zaka dhe Mitro Priftit është baza mbi të cilën po zhvillohet sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Shullazit. Ai akuzohet për një sërë veprash penale si "kanosje për dhënie prone", "grup kriminal", "shkatërrim prone me eksploziv",  "gjobëvënie" dhe "grup i strukturuar kriminal".

Ndërkohë po sot do të jepet masa e sigurisë, për Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin. Seanca per caktimin e masës së sigurisë vjen pas shtyrjes së djeshme, per shkak të seancës paralele me atë të 9 imamëve.



shullazi me rreth te kuq
(Pamjet e para të Shullazit kur doli nga Drejtoria e Policisë së Tiranës)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)