Edhe pse ambasadorët janë përfaqësuesit e shteteve apo organiztave të ndryshme ndërkombëtare dhe bëjnë e udhëheqin inetersat e këtyre të fundit në vendet ku ushtrojnë funksionin e tyre, opozita shqiptare ka disa kohë që ka ngritur dyshime të forta për një gjë të tillë.

Këtë e konfirmoi sot edhe deputeti i LSI Petrit Vasili, i cili mendon se Romana Vlahutin në Tiranë përkrah qeverinë e Edi Ramës, duke dalë kështu kundër Bashkimit Evropian me seli në Beruksel, që e ka deleguar atë në Shqipëri.

Vasili e ngriti këtë pretendim, duke u nisur nga arrestimet e rreth një jave më parë në Kukës, ku dhjetëra protestues u arrestuan për tubimin e paligjshëm dhe shkatërrimin e pikave të kalimit në autostradën Durrës-Kukës, më skatësisht në Kalimash.

Sipas Vasilit arrestimet e protestuesve janë të paligjshme dhe BE-ja duhet të kishte reaguar për këtë.

Qytetaret kukesiane u rrembyen naten nga policia, pse hesht Kom.Helsinkit,Avokati i Popullit dhe vecanerisht BE ne Tirane???

Qytetaret kukesiane u rrembyen dhe u arrestuan ne mes te nates nga policia duke shkelur cdo ligj dhe cdo te drejte njerezore.

Banditet e shtetit kane emra dhe mbiemra dhe Prokuroria shqiptare turperisht hesht dhe ligjeron dhunimin e ligjit. Tashme kjo prokurori eshte perfundimisht zyre sherbetore e peshtire te kryeministrit.

Po pse hesht Komiteti i Helsinkit ne Tirane kush ja ka mbyllur gojen perpara kesaj shkeljeje te tmerrshme te te drejtave te njeriut.

Po Avokati i popullit pse hesht dhe nuk e kerkon me force qe ky dhunim publik alla Sigurimi i shtetit te denohet nga drejtesia shqiptare.

Ndersa BE ne Tirane qe gjithnje kujdeset fort per te drejtat me periferike te njeriut,ne kete rast e ka qepur gojen dhe s'thote as nje gjysem fjale per kete te drejte themelore, per kete dhunim te qytetareve, qe eshte turpi dhe faji me i rende i qeverise.

BE ne Tirane hesht duke u bere pjestare ne faj pasi kjo Shqiperia jone nga Europa e ka marre statusin e vendit kandidat per anetar ne BE.

Europa e Brukselit qeverine e Sigurimit te shtetit e refuzon, ndersa kjo BE ne Tirane e pranon, keqardhje e madhe.....zhgenjim i thelle....

Statusi i Petrit Vasilit në Facebook