Deputeti Saimir Korreshi tha në ‘Frontline’ në Report Tv se arrestimet e sotme me urdhër të SPAK të ish zyrtarëve të bashkisë së Tiranës, kanë të bëjë me një model në vend, ku zyrtarët nuk kërkojnë më 10 apo 20%, por krijojnë kompani për të përfituar 100% fondin.

‘Ka shumë kolegë deputetë të opozitës që kanë besim tek SPAK. Nuk është një organizatë kriminale. Do doja akte më të thelluara. Tani është kthyer në modë. Ka kaluar nga 10%, në 20 30, tani po hapin vetë kompani. Pse me kërku 30%, kur mund të hapin kompani vetë. Është kthyer model. E inkurajoj të ndjek lekun. Përgjegjësia drejpërdrejtë është e Ramës. Ashtu siç përgjegjësia këtu është e kryetarit të bashkisë. SPAK ka dy standarde. Duhet realisht ti thellojë këto gjëra. Kush i ka fut duart të mbajë përgjegjësi.’

Deputeti socialist Petro Koçi thotë se dita e sotme duhet vlerësuar dhe çdo i korruptuar sipas tij të shkojë atje ku e meriton.

‘SPAK nuk është se ka për detyrë të kërkojë korrupsionin kudo. Vepron në bazë të kallëzimeve. Akuzat mbështetetn tek kontrolli i KLSH-së. SPAK po bën historinë, ka mbështetje të plotë nga PS  dhe qeveria. Po bën spastrim duke u mbështetur tek ligji dhe kaudri rregullator. Prandaj u ngrit që të kishim kështu çudirash. Ja lumsha SPAK-ut, të vazhdoj punën. Çdo i korruptuar të shkojë atje ku meriton. Kushdo që i prek këto, përgjegjësia duhet të dalë dhe secili dënimin që meriton sipas kodit penal. Për mua dhe PS është një ditë që duhet vlerësuar pozitivisht.’

Gazetari Mentor Kikia i shikon qesharake deklaratat e dy zyrtarëve pas arrestimit, se SPAK ka rënë pre e presionit politik.

‘Reagimet mendoj se janë nga e njëjta dorë. Dhe e shkruar shpejt e shpejt duke qenë i njëjti tekst. Ajo që është qesharake që thuhet se SPAK ka rënë pre e presionit të Belind Këlliçit. Politika duke qenë e ngatërruar me drejtësinë ka lënë shteg që kushdo që kapet me dardha, mbrojtjen e parë e gjen tek sulmet politike.’

Madje Kikia deklaroi me ironi se gjysma e qeverisë shkon në SPAK çdo ditë dhe për këtë duhet mbajtur përgjegjësi.

'Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkoj në punë shkon në SPAK një herë. Dhe qeveria e marketon kaq bukur, sa njerëzit thonë bravo qeverisë. Në fakt i duhet thënë a keni ndonjë përgjegjësi. Është njësoj si dikush që ka krijua një armë dhe godet shtëpinë e vetë. Është marketing që këta po e luajnë bukur dhe po dalin të fituar. Enver Hoxha pas çdo grupi armiqësor që godiste thoshte se tani jemi më të fortë. Edhe këta thonë se qeveria është më e pastër. Ajo që e bën më rezultative këtë strategji të socialistëve, sepse pas kaq shumë telashesh çdo qeveri do jepte dorëheqjen, por ka një opozitë që ka 7 koka.', thotë Kikia.

Ndërsa për ish-anëtarin demokrat të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli çdokush në vend nuk sheh më faktet, por sporti i preferuar është bërë retorika.  

'Sporti më  i preferuar në diskursin publik është retorika dhe faktet konkrete apo elefanti në dhomë nuk ekziston.'