Arrestimet në Kukës, Kryemadhi: Do të kërkojmë me forcë lirimin e protestuesve

Arrestimet në Kukës, Kryemadhi: Do të kërkojmë me forcë lirimin e protestuesve

Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas arrestimit të 23 protestuesve që morën pjesë dje në tubimin që u zhvillua në Rrugën e Kombit, që degjeneroi në dhunë dhe përplasje me policinë. Kryemadhi deklaron se do të kërkojë me forcë lirimin e tyre, ndërsa shton se represioni dhe dhuna ndaj protestuesve është rishfaqje e arrogancës dhe frikës që ka pushtuar Edi Ramën këto 24 orët e fundit. Protestuesit dje kundërshtuan dhe goditën efektivët e policisë, ndërsa dogjën edhe kabinat e shoqërisë koncesionare ku parashikohet që të paguhet taksa në Rrugën e Kombit.

Represioni dhe dhuna ndaj protestuesve në Kukës është thjesht rishfaqje e arrogancës dhe frikës që ka pushtuar Edi Ramën këto 24 orët e fundit. Qytetarët e ndaluar barbarisht me format dhe metodat e Sigurimit të Shtetit tregojnë qartë, se sado të përpiqen ish bashkëpunëtorët dhe pinjollët e komunizmit i kanë të shenjuar thellë në ndërgjegjje metodat staliniste. Protestuesit e ndaluar dhe të shoqëruar në komisariatet e Tiranës kanë mbështetjen tonë dhe të të gjithë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, që e kuptojnë dhe dënojnë këtë taksë absurde, haraç të Edi Ramës për oligarkët e tij. Siguroj të ndaluarit nga policia dhe familjarët e tyre se kjo histori nuk mbaron këtu!

Ne do të kërkojmë me forcën tonë dhe të ligjit, jo vetëm lirimin e tyre, por edhe rikthimin e dinjitetit të nëpërkëmbur nga falangat e qeverisë. Edi Rama që kërcënon sot banorët e Kukësit dhe protestuesit e ndaluar, bën mirë të angazhojë policinë, forcat speciale, prokurorinë, madje dhe vetë Saimir Tahirin po të doje, që të gjejë ish drejtuesit e policisë të arratisur dhe të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Bën mirë të hedhë sytë e të kërkojë hetime të ndershme për Elvis Roshin apo ish shokët e tij të grupit parlamentar, që akuzohen për krime të rënda.

Kjo është detyra për një kryeminister të përgjegjshëm dhe jo peng të krimit dhe pazareve me banditët. Ne si LSI, jemi të bindur në betejën tonë për ndryshimin e tarifës dhe mbështetjes ekonomike për banorët e kësaj zone. Askush nuk mund ti detyrojë qytetarët e Kukësit dhe zonave përreth, që në skajshmerinë e varfërisë ku i ka çuar kjo qeveri të paguajnë taksë për orekset e klientëve të Edi Ramës. Asnjë vegël e Edi Ramës, apo qoftë dhe ai vetë, nuk do të munden të dhunojnë të drejtën e banorëve të Kukësit për të mos u varfëruar çdo ditë e më shumë për hir të qejfeve dhe perversiteteve të një kryeministri të papërgjegjshëm. Lsi dhe opozita shqiptare do të vazhdojë të jetë në krah të banorëve protestues dhe do të kundershtojë çdo akt dhune apo presioni që përpiqet të frikësojë Kukësin dhe kuksianët. Ne do të vijojmë përpjekjen dhe betejën tonë për të rikthyer besimin te shqiptarët e gënjyer dhe zhgënjyer nga qeveria e narkotrafikut.

Deklarata e Monika Kryemadhit per arrestimit ne Kukes

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • roni: 03/04/2018 09:52

    Po si nuk ka turp kjo moster qe nuk ka lene gje pa bere dhe tani gjoja i dhimset populli.Kjo eshte e pashpirt kur per nje vend pune deshte 3-5 mij euro tani del ne mbrojtje te fukarenjve .

    Përgjigju
  • aninim: 02/04/2018 19:06

    ti monajka me gjith liken ruhu nga amerika se me duket gjysmen e jetes do ta kaloni ne burg me gjith liken se sa keni vjedh ju shipetaret nuk do ta thyej kush rekordin tuaj keni filluar duke bashkuar dy vila se nuk ju del nje prandaj jeni si familje kanibalesh dhe ne pamje

    Përgjigju
  • Likja i floririt: 02/04/2018 09:00

    Provoje moj rrugace derdimene te besh dhe poersonalisht dhume kunder policise,se per te nxitur dhunen e dime tani dhe do e kete harram qumeshtin e nenes zonja Marku po nuk te mbertheu per xhelesh e te perfundosh ne ndonje biruce! Plehre e pandreqeshme!

    Përgjigju
  • Pa emer: 02/04/2018 04:41

    Ky vend kurre nuk mund te ndertohet e rregullohet me kete opozite qe kerkon pushtet duke shkaterruar me flake e tym .Shteti me asnje vend te botes nuk prodhon para por administron e shpenzon parate e taksapaguesve e si e ben kete duhet te kontrolloje e ofroje zgjidhje me te mira opozita Diskutim e vetem diskutimi sjell zhvillim jo shkaterrim Po na ndodh si legjenda e kalase se Shkodres qe ndertohej diten e prishej naten , njeri pale nderton tjetra prish e del me perkrahje te atyre qe dogjen Keshtu behet Shteti??????Jo jo keshtu vihet pushteti nga ata qe srrine dot pa te Popull I Kuksit apo kujtdo qofte thirri mendjes mos u perdor !

    Përgjigju
  • roni: 01/04/2018 23:36

    Ti je mesuar te thyesh.

    Përgjigju
  • agim: 01/04/2018 20:19

    Kryemadhi duhet te bej fhirrrje popullit qe taksat errugve te plerhar duhen pa guar jo fhirrje pre te ber traza.

    Përgjigju
  • Kush ?: 01/04/2018 19:34

    Kush eshte kjo ? A din kush te beje nje CV per kete

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 01/04/2018 19:22

    Po me force te protestoje populli per te futur ne burg Liken me bllok ne dore moj karabushe qe ke pi raki, cigare dhe hashash.. tani erdhi dita, sa krahi ta hash...

    Përgjigju
  • populli: 01/04/2018 19:08

    ti dele kundra ligjit jo kundra rames se keta te 23 persona kane thyere ligjin po ju e beni pere politike

    Përgjigju
  • monika: 01/04/2018 18:13

    Jam dakort te dalin protestuesit e rruges se kombit nga burgu dhe ne vend te tyre te fusin ty me liken si dhe te paguani te gjitha demet qe bene huliganet e porositur nga ju dhe opozita e PD-se.

    Përgjigju
  • Eri: 01/04/2018 18:07

    Please bi**h.

    Përgjigju
  • Arbëri: 01/04/2018 17:11

    Ti oj barbare kryemadhe, nga vjedhjet e Tua nuk mundesh të bësh gjumë të rehatshëm ! E tani mbron edhe dhunë duke shpresuar se do t’i shpëtosh burgut! Mos u trazo oj Mona se do të vie edhe ty radha që të futesh në biruc !

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 01/04/2018 16:36

    Ore a kupton kjo debile që është fytyra më e urryer e shqiptarve . Kjo është edhe më e uryer se enver hoxha. Kjo kujton se Shqiptarët jan budallenj që kjo të vazhdojtë vjedhi sëbashku me like vidjon me zë e me figur . Po prit o buçe se po të vjen dita

    Përgjigju
  • Blenard: 01/04/2018 16:33

    Ptuuuu rrace e keqe spaske cip fare gjakpirse

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Enver Hoxhaj nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Enver Hoxhaj nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës.