Edhe kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka vlerësuar aksionin e Policisë së Shtetit për arrestimin e katër autorëve të grabitjes së 3.2 milionë dollarë te Qafa e Kasharit. 

Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ deputeti Blushi pohoi se ky është një nga ato rastet kur policia bënë detyrën dhe jo politikën.

“Kur policia nuk bën politikë bën detyrën. Besoj se është rasti për të përgëzuar forcat e policisë që kapën grabitësit e bankës. Kur policia bën politikë duhet të jemi të gjithë kundër saj. Kur policia bën detyrën duhet të jemi në mbështetje të saj.

Shpresoj që kjo arritje të mos kthehet në cadër euforie për shiun e krimeve të pazbuluara ende”,
thuhet në mesazhin e Blushit.

Forcat RENEA, ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Tiranës, organizuan një operacion masiv në zonën e Vorës, për arrëstimin e katër autorëve të grabitjes spektakolare të javës së kaluar. 

Në prangat e policisë ranë Fation Xhyliu, 33 vjeç, Ditjon Memlika, 31 vjeç, Neim Avdulaj, 28 vjeç dhe Ernest Kupa.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com