DURRES- Arrestimi i doganierëve dhe policëve të Portit të Durrësit dy ditë më parë ka shkaktuar jo pak problematika për qytetarët në këtë pikë kalimi kufitare.
 
Prej dy ditësh janë krijuar radhë kilometrike kamionësh në Portin e Durrësit, të cilët duhet të presin në radhë për tu kontrolluar te skaneri.
 
Sipas burimeve bëhet me dije se edhe tragetet nisen me 3 orë vonësë drejt Italisë.

Kamionët maqedonas zgjedhin Greqinë para Shqipërisë
 
Gjithashtu kamionët maqedonas kanë nisur ta braktisin Portin e Durrësit dhe po përdorin portet greke për të mbërritur në Itali për shkak të vonesave që vijnë nga kontrollet policore, dhe radhët e gjata të krijuara për shkak të këtyre kontrolleve.
 
porti durresit

dogana

dogana

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com