Arrestimi i Belerit, ministri i Jashtëm grek takim me Xhaçkën në Oslo! Kaskarelis: Do diskutojmë për çështjen e lirimit të kryebashkiakut të Himarës

Arrestimi i Belerit, ministri i Jashtëm grek takim me Xhaçkën në Oslo! Kaskarelis: Do diskutojmë për çështjen e lirimit të kryebashkiakut të Himarës

Fredi Beleri

Ministrja e Jashtme Olta Xhacka, do të takohet me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Vassilis Kaskarelis, në lidhje me rastin e Fredi Belerit. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm grek Vassilis Kaskarelis, në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar se takimi do të zhvillohet në Oslo, për të ngritur çështjen e lirimit të kryetarit të zgjedhur të Himarës.

“Në orët në vijim do të takohem me Ministren e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka në Oslo, për të ngritur çështjen e lirimit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe partnerit të tij Pandeli Kokaveshit”, thotë Kaskarelis në postimin e tij.

Mediat greke thonë se ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, së fundmi është takuar me Belerin dhe Kokaveshin dhe ka pasur komunikim të vazhdueshëm me familjet dhe avokatët e tyre.

Fredi Beleri, i cili fitoi bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit, ndodhet në burg që prej datës 12 maj pasi akuzohet se ishte duke blerë vota. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Per tellalllet: 01/06/2023 09:27

    Greket , keta ballkanas " te europianizuar " , pse ia kerkojne Xhaçkes lirimin!?

    Përgjigju
  • I.M Bejleri: 01/06/2023 00:25

    Ose të burgosjes së tij.

    Përgjigju
  • Linda: 31/05/2023 23:29

    Kaskarelis 2 dite ka qe ka mare detyren dhe filloj punen me Bejlerin,dmth Greqia spaska probleme te tjera fare!! Po keta vete arrestuan persona qe vodhen vota ne 21 Maj grek ishin dhe vijn te ne e na kerkojn llogari per nje matrapaz!

    Përgjigju
  • Konica: 31/05/2023 18:58

    N.q.f.se del nga burgu ky mostra jemi me te dy kembet lidhur 500 vjet turku dhe greket ku i kemi derisa te jemi jemi komb koti me keta lloje politikanesh qe kemi fare zero me bisht

    Përgjigju
  • Gjiprenga: 31/05/2023 18:20

    Nëse pushteti ekzekutiv është mbi ate legjislativ; Këtu merr fund sistemi demokratik!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse