Arrestimi i inspektorëve për anti-informalitetin, Ademi i merr në mbrojtje: 'Vala' pas 30 Qershorit

Arrestimi i inspektorëve për anti-informalitetin, Ademi i merr në mbrojtje: 'Vala' pas 30 Qershorit

SHKODER-Sot gjykata vendosi që të ndryshonte masën e sigurisë duke i nxjerrë nga qelia në detyrim paraqitje dy inspektorët që u arrestuan pak ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi sipas policisë dyshohet se morën ryshfet nga pronari i një hoteli në zonën e plazhit në Velipojë. Për ngjarjen ka reaguar edhe kryetarja Voltana Ademi duke u dalë në krah inspektorëve bashkiakë që u arrestuan nga policia në kuadër të aksionit anti-informalitet dhe u nxorën nga qelia nga gjykata.

Deklarata e plotë e bashkisë së Shkodrës
Bashkia e Shkodrës ka mbështetur dhe inkurajuar transparencën me mediat dhe qytetarët, luftën pa kompromis ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet, nga kryeministri deri tek punonjësi më i thjeshtë i administratës shtetërore. Edhe sot, Bashkia Shkodër rikonfirmon të njëjtin qëndrim, duke kërkuar nga të gjitha agjensitë ligjzbatuese që të vënë para përgjegjësisë ligjore çdokënd që shkel ligjin.

Ishte lehtësisht e parashikueshme se, pas votimeve- farsë të 30 qershorit, do të fillonte një “valë” përmes arrestimeve dhe ikjeve masive nga vendi. Ashtu si në vitin 1945, parashikohej se Shkodra do të provonte sërish arrestimet e burgosjet politike. Edhe arrestimet e ditëve të fundit në Shkodër, fatkeqësisht po vërtetojnë atë. Edi Rama po tenton të tërheqë vëmendjen nga kriza e thellë dhe e gjithanshme ku ai dhe banda e tij kriminale e ka zhytur vendin. Pas PPP-ve që ai i ka kthyer në qoka për klanin e tij të korruptuar duke i zhvatur paratë shqiptarëve, pas kanabizimit që vazhdon të lulëzojë edhe sot në Veri të vendit, pas uzurpimit të të gjitha institucioneve shtetërore dhe atyre gjoja të pavarura, Edi Rama është urdhëruesi dhe ideatori i represionit policor ndaj Bashkisë së Shkodrës.

Bashkia e Shkodrës është vetëm njëri nga institucionet që ushtrojnë kompetencat ligjore në territor. Po çfarë po bëjnë institucionet e tjera si Drejtoria Rajonale e Tatimeve, AKU dhe dhjetra inspektoriate në varësi të kryeministrit dhe ministrive? Janë dhjetra shkresa që Bashkia e Shkodrës u ka dërguar këtyre institucioneve, duke u kërkuar thjesht zbatimin e ligjit, edhe në formalizimin e bisneseve, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje të vetme.

Arsyeja është një dhe vetëm një: Pjesa më e madhe e këtyre institucioneve, në vend të zbatimit të ligjit e kompetencave, janë të zhytur në korrupsion. Ata shqetësohet vetëm në zbatimin e urdhrave politikë të shefave të tyre të inkriminuar në kryeministri apo ministri të linjës. Bashkia e Shkodrës vazhdon të besojë tek drejtësia dhe jemi të bindur se vetëm ajo, mund të shërojë plagët e thella të këtij vendi, të hapura më së shumti nga keqpërdorimi politik dhe interesa klienteliste i institucioineve shtetërore.

Në një shtet ligjor, një shtet të së drejtës, çdo person ka të drejtën dhe detyrimin të përgjigjet para drejtësisë. Askush, e përsërisim, askush nuk mund të njollosë imazhin e asnjë individi, me veprimet e mosveprimet e tij, aq më pak të një institucioni siç është Bashkia e Shkodrës.

Përballë drejtësisë, shumë më shpejt nga sa e mendojnë, do të vihen edhe ata që sot zbatojnë urdhra politikë duke shkelur ligjin dhe liritë e të drejtat e qytetarëve, duke u sjellë jo si zyrtarë të shtetit që paguhen nga taksapaguesit shkodranë e shqiptarë, por si komisarë politikë. Ky mesazh, është edhe për kryeministrin, ministrat, deputetët e zhytur në afera korruptive por edhe të vërtetuar tashmë me dokumente ligjore, me zë dhe me figurë, si dhunues të vullnetit të shqiptarëve, përmes vjedhjes së votës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK