Jorgo Goro kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës është arrestuar me urdhër të SPAK, ndërsa masa janë lëshuar edhe për 4 të tjerë.
Për lajmin ka reaguar edhe deputeti Gazment Bardhi përmes rrjeteve sociale.
Bardhi e cilëson arrestimin e Goros si një lajm të mirë që duhet të shoqërohet me arrestime të tjera.
'Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra.'- shkruan Bardhi.
