
Delcy Rodríguez pritet të betohet si presidente e Venezuelës, disa orë pasi Donald Trump e paralajmëroi se mund të paguajë një "çmim shumë të madh" nëse "nuk bën atë që është e drejtë".
Presidenti amerikan ka deklaruar se nuk bën atë që është e drejtë, do të paguajë një çmim shumë të madh, ndoshta më të madh se Maduro, shkruan BBC.
“Ndryshimi i regjimit, sido që të doni ta quani, është më i mirë se ai që keni tani. Nuk mund të bëhet më keq”, shtoi presidenti amerikan.
Trump është zotuar se SHBA-të do ta drejtojnë vendin derisa të jetë i mundur një tranzicion i sigurt.
Ai gjithashtu premtoi se kompanitë amerikane të naftës do të hyjnë në vend për të rregulluar infrastrukturën "dhe për të filluar të fitojnë para për vendin".
Ndërkaq, Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro do të paraqitet sot (e hënë) në gjykatë në New York pas arrestimit të tij nga ushtria amerikane.
Ai ndodhet në Qendrën Metropolitane të Dënimit në Brooklyn, një institucion i mbipopulluar që njihet për incidentet e dhunshme.
Seanca dëgjimore do të mbahet përpara gjykatësit Alvin Hellerstein, tha Gjykata e Distriktit Jugor të New York.
Maduro përballet me akuzat për drogë dhe armë, një çështje që qeveria e ka ndjekur në gjykatë prej 15 vitesh dhe presidenti është konsideruar i pandehur prej 6 vitesh.
Presidenti venezuelian u kap më 3 janar në rezidencën e tij në Karakas, nga forcat amerikane, në kuadër të operacionit “Maduro out”.
Lajmi kryesor:
Donald Trump: Kemi nën kontroll Venezuelën! Gati për një mision edhe në Kolumbi/XI Jinping: Veprimet arrogante po ndikojnë rendin global!











