TIRANË- Operacion shembullor e ka quajtur kryeministri Edi Rama, arrestimin e 32 policëve në Morinë që shfrytëzonin postin duke marrë u ryshfet qytetarëve në këmbim të shërbimeve, me fitime që shkonin deri në 8 mijë euro në ditë. Kreu i qeverisë ka përgëzuar për punën e bërë, SPAK dhe  Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, dikur SHÇBA, teksa thotë se kjo frymë bashkëpunimi duhet të vijojë. Ai vë theksin që operacione të tilla të vijojnë deri në zhdukjen e fenomenit të korrupsionit nga uniforma blu.  

"Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë", shkruan Rama. 

Ditën e sotme u godit u godit nga Prokuroria e Posaçme në Shqipëri dhe Kosovë një rrjet i mirëfilltë kriminal në pikën e përbashkët kufitare të Morinës. Të arrestuarit nuk janë kriminelë të rëndomtë, por nën uniformën e policisë kishin krijuar një taksë ilegale duke favorizuar kontrabandën, kalimin e paligjshëm të kufirit dhe trafikimin e automjeteve.

Report Tv siguroi videon ekskluzive se si policët pasi merrnin lekët nga qytetarët futeshin brenda kabinave duke i numëruar. Të dokumentuara në total janë 312 raste korrupsioni. Prokuroria e Posaçme bëri me dije se janë 17 masa sigurie arrest në burg, 14 arrest në shtëpi dhe 3 masa pezullimi mes tyre edhe drejtuesi postës kufitare të Morinës Fran Kaçorri.

Për këtë operacion reagoi nga Kakavija edhe kreu policisë shqiptare Gledis Nano, i cili tha se nga Kakavija se që në fillim ka pasur si qëllim pastrimin e figurës dhe uniformës së policisë. Burime për ReportTv bënë me dije se në këtë aktivitet kriminal, fitimet arrinin deri në 8 mijë euro në ditë dhe ndaheshin mes policëve.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama