TIRANE-Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno shprehet se arrestimi i Ariol Halilajt, bashkëpuëntor në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja tregon se dosja po përparon dhe është shpresëdhënëse për zbulimin e autorëve të krimit. Qyno theksoi se ishin qelizat telefonike që treguan se 29-vjeçari ditën kur ndodhi ngjarja ishte afër vendit ku autorët lanë makinat, ndërsa më pas Halilaj i largoi dhe Redjan Rrajan e strehoi në shtëpinë e tij.
"Një nga autorët që ka marrë pjesë, jo të ketë qëlluar, por që kanë ndihmuar autorët e krimit është një lajm i mirë arrestimi i tij. Sepse ka goditur një njeri të drejtësisë, edhe pse Arjan Ndoja është lakuar si i lidhur me segmente të krimit, ai është prokuror i sistemit, edhe për sa kohë do të jetë duhet ti kushtohet vëmendje kësaj cështje. Autori i arrestuar dje ka bashkëpunuar me Redjan Rrajan, që ka marrë këtë të fundit dhe të tjerët që kanë qenë në 'Benz'-in që ka qëlluar dhe janë larguar.
Kjo e bën më shpresëdhënëse për zbulimin e autorëve. Kjo dosje po përparon. Në muajt në vazhdim mund të kemi edhe të tjerë të arrestuar. Nëse do të shpallet fajtor Redjan Rraja do të shkojë në burgim të përjetshëm, e vetmja shpresë e tij për të shpëtuar është bashkëpunimi me drejtësinë dhe tregimi i bashkëpunëtorëve si e kanë organizuar atentatin. Arjol Haliaj është një personazh nga Skrapari, jeton në Durrës, ka lidhje me disa elementë në Durrës, përfshirë edhe Rrajan, ka pasur shoqëri.
Nuk më rezulton i dënuar, por ka qenë në shoqëri para dhe pas atentatit ndaj Ndojës, në Tiranë dhe Durrës, u bë një analizë e kamerave të sigurisë dhe situatës dhe kanë vlerësuar se Halilajn është personi që ka ndihmuar këta individë ti largojë nga vendi i ngjarjes. Është edhe një element shtesë, sepse nga qelizat telefonike ditën kur ndodhi ngjarja është lokalizuar nga antenat afër vendit ku autorët lanë makinat. Fati i mirë i policisë ishte që autorët nuk dogjën dot makinën" tha ai. (Lexo këtu lajmin e plotë për arrestimin)
Arjan Ndoja
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5434
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor
28 Nëntor, 17:32
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
DOSJA / Suel Çela rekrutoi edhe gjyqtaren e Tik-Tokut Enkeleda Kapedanin, si ia mbylli dosjen kriminale, i ofroi një makinë 40 mijë euro! Gjyqtarja: Kam respekt për të
27 Nëntor, 11:04
-
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor, 09:50
-
SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan! Trafikoi kokainë nga Amerika Latine në BE! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren! ''Gazetarët morën para për keqinformim''
26 Nëntor, 12:17
-
Detyrim paraqitjeje për dy gazetarët, Sali Berisha: Artan Hoxha anëtar i bandës Bajri! T'i hiqet masa Qynos
25 Nëntor, 17:31
-
Zbërthimi i SkyECC/ SPAK lëshon 19 urdhër arreste, mes tyre për Suel Çelën! Arrest shtëpie për avokaten e grupit të tij, pranga ish-gjyqtares së Elbasanit! ‘Detyrim paraqitjeje’ për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno (TË GJITHË EMRAT)
25 Nëntor, 13:01
-
Elton Qyno: Dosja “339” dhe prova “339” e Erlis Elton Qyno veçse 11-vjeç
2 Nëntor, 10:39
-
Gazetari Elton Qyno paraqitet në SPAK, i kthejnë telefonin e të birit
1 Nëntor, 15:18
-
I dënuar përjetë për atentatin ndaj prokurorit Ndoja! Redjan Rrajës i konfiskohen pasuritë, e vulos dhe Apeli i GJKKO-së
23 Tetor, 13:29
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019, GJKKO dënon me 25 vite burg 5 anëtarët e grupit kriminal! 6 vite për nipin e ish-deputetit socialist
18 Tetor, 20:13
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019, Apeli i GJKKO lë në burg Julian Meçajn
26 Shtator, 10:28