TROPOJE - Policia e Tropojës ka vënë në pranga dy persona, të cilët u kapën në flagrancë me 3 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se janë arrestuar shtetasit: Afrim Memia, 30 vjeç dhe Fatbardh Kojeli, 36 vjeç.

Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në kryqëzimin “Tropojë e Vjetër”, në automjetin tip “Nisan Patrol” që drejtohej nga shtetasi Afrim Memia dhe pasagjer shtetasi Fatbardh Kojeli, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, dhe tashmë pritet që këta dy shtetas të përballen me drejtësinë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
(shqiptarja.com)