LEZHE - Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë një 31 vjeçar pasi për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka plagosur dy efektivë të SHISH.

Në pranga ka rënë Entian Nikulaj, banues në Balldre. Sipas policisë, 31 vjeçari ka goditur me sende të forta dhe kanosur me armë zjarri 2 punonjësit e SHISH, Ram Uca dhe Selim Braho.

Nikulaj është arrestuar në flagrancë, teksa po konfliktohej me efektivët e SHISH, ndërsa tashmë materialet ndaj tij i kanë kaluar Prokurorisë për procedim të mëtejshëm.

Ditën e djeshme, informacionet paraprake raportuan për një konfliktim mes punonjësve të SHISH dhe pronarit të një lokali në Shëngjin, dhe për pasojë u raportua ndalimi i efektivëve. Sipas informacioneve të djeshme, punonjësit e SHISH kanë qenë të dehur dhe janë konfliktuar me pronarin. 

Ndërkohë në komunikatën e sotme, policia ka zbardhur të plotë arsyet e konfliktit të ndodhur si dhe është arrestuar edhe 31 vjeçari Nikulaj si autori i ngjarjes.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)