Arrestohet 42-vjeçari italian në Taranto, i kërkuar nga drejtësia shqiptare, mashtroi duke ngritur një shoqëri transporti fiktive

Arrestohet 42-vjeçari italian në Taranto, i kërkuar nga drejtësia shqiptare, mashtroi duke ngritur një shoqëri transporti fiktive

Foto ilustruese

Një 42-vjeçar italian është arrestuar në shtëpinë e tij në Grottaglie të Tarantos në Itali, pasi ndaj tij rëndonte një urdhër-arrest i lëshuar nga drejtësia shqiptare.

Mediet italiane nuk kanë dhënë detaje për identitetin e tij, por sqarojnë se ai ishte i dënuar në Shqipëri për akuzën e mashtrimit, pasi kishte ngritur një shoqëri fiktive transporti në vlerën e 13 mijë eurove.

Ai ndodhet tashmë në qeli dhe pritet vendimi i gjykatës për të vendosur nëse 42-vjeçari do të ekstradohet apo jo drejt Shqipërisë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale