Një 60-vjeçar i identifikuar si Eduart Elmasllari është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi ishte shpallur në kërkim si pjesëtar i një grupi kriminal.
Ai ndihmonte në mënyrë të vazhdueshme emigrantët që të kalonin ilegalisht kufirin.
Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.