Një 65-vjeçar në Nivicë të Tepelenës është vënë në pranga nga policia pasi iu gjet 3 kg kanabis në banesë.
Policia ka sekuestruar rreth 3 kg cannabis sativa, ndërsa bën me dije se 65-vjeçari ka qenë i dënuar më parë në të njëjtën fushë.
Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me aparatin celular të këtij shtetasi.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)