Lobime të paligjshme dhe pengim drejtësie, arrestohet bashkëpuntori i Trump

Lobime të paligjshme dhe pengim drejtësie, arrestohet bashkëpuntori i Trump

Thomas Barrack

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka bërë me dije se Thomas Barrack, një mik miliarder i ish-presidentit Donald Trump, i cili mbikqyri fondin për inaugurimin e tij, është arrestuar nën akuza që përfshijnë lobim të paligjshëm dhe pengim të drejtësisë. 

Barrack akuzohet për mbrojtje të paligjshme të interesave të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu pretendohet të ketë gënjyer agjentët e FBI-së gjatë një interviste në lidhje me marrëdhëniet e tij me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Barrack, 74 vjeç është një aleat i vjetër i zotit Trump dhe themelues i firmës së madhe të investimeve Colony Capital. Barrack dha dorëheqjen si shefi ekzekutiv i kompanisë Colony Capital në vitin 2020. Në prill, ai dha dorëheqjen si kryetar ekzekutiv i firmës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Trajneri Bledar Devolli 'kërcënon' Tiranën: Kukësi në Kupë nxjerr luanin

Trajneri Bledar Devolli 'kërcënon' Tiranën: Kukësi në Kupë nxjerr luanin