Policia e Kosovës ka arrestuar sot mëngjesin e sotëm deputetin Dardan Molliqaj, i cili është burri i ministres shqiptare të Arsimit Besa Shahini. Ai është arrestuar nën akuzën për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti në vitin 2015, por pas disa orësh u lirua. Partia Socialdemokrate reagoi duke thënë se prangosja e deputetit ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. 

Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj

Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Lajmi i lirimit u konfirmua nga zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate Natyra Kuçi. “Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt”, tha zëdhënësja e PSD-së. Dardan Molliqaj është burri i ministres shqiptare të Arsimit, Besa Shahini. Pak muaj më parë ata zhvilluan ceremoninë e martesës

Njoftimi i policise se Kosoves