TIRANË-Policia ka arrestuar sot në paradite djalin e Vehbi Alimuçës të dënuar me 4 vite burg për pastrim parash. Akuzohet për fshehjen e 1 milionë USD.

Arrestimi i tij u bë rreth paradites në një lokal pranë Rrugës së Dibrës ku po konsumonte një kafe.
 
Artan Alimuçaj 41 vjeç ishte dënuar nga gjykata më datë 18.11.2015 për pastrim parash.
 
A41-vjecari ishte i pranishem dje ne Gjykaten e Tiranes ku kërkoi pezullimin ekzekutimit të vendimit në Apel, por gjyqtari Sokol Çomo e ka refuzuar, ndërsa sot 41-vjeçari është arrestuar nga policia. 

Alimuaçaj së bashku me babain e tij Vehbi Alimuccaj akuzohen se kanë fshehur në Hungari 975 mijë dollar, para të cilat u përfituan me mashtrim nga firmat piramidale të 1997-s.

Vehbi Alimuça është ish-kreu i VEFA-s, që u mori kursimet mijëra shqiptarëve në 1997. Ai akuzohet se ka fshehur 328 mijë $ në një llogari në Hungari, ndërsa djali i tij në të njëjtën bankë 647 mijë $.
 
Llogaritë bankare me vlerë 975 mijë dollarë, sipas akuzës u përfituan me mashtrim nga firma piramidale VEFA Holding.

Një ditë më pare Artan Alimuçaj kërkoi pezullimin e ekzekutimit
Artan Alimuçaj ka kërkuar një ditë më parë pezullimin e ekzektutimit të vendimit, por Gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e tij. Menjëherë më pas Policia bëri arrestimin e tij mëngjesin e sotëm. Ndërkohë çështja e Artan Alimuccaj po vijon në Gjykatën e Apelit, ku Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg.

Në vitin 1997 Vehbi Alimuça krijojë skemat piramidale në Shqipëri, ku qytetarët ruanin paratë dhe merrnin dyfishin e tyre brenda një kohe të shkurtër. Pas disa muajsh Vehbi Alimuça mashtroi shqiptarët duke u larguar me shuma të mëdha parash jashtë vendit, një pjesë prej të cilave i ruajti në bankat e Europës, mes tyre edhe Hungari.

artan alimuca
 Artan Alimuçaj, djali i ish bosit të firmës piramidale Vefa

Vendimi i Gjykates se Tiranes ne vitin 2015