Eurodeputetja franceze Rima Hassan nga partia e së majtës ekstreme ‘Franca e Papërkulur’ u arrestua në Paris të enjten.
Fillimisht ajo u ndalua për ‘tolerim të terrorizmit’. Tani ajo po mbahet gjithashtu në izolim për përdorim, transportim dhe posedim droge.
Ajo është në telashe serioze pasi disa gramë drogë sintetike u zbuluan këtë të enjte në mëngjes në çantën që ajo kishte me vete, teksa u thirr në ambientet e distriktit të dytë të policisë gjyqësore në Paris, sipas burimeve nga mediat franceze.
Në një postim në mediat sociale që ajo bëri javën e kaluar, shprehu solidaritet me terroristin japonez Kōzō Okamoto, sipas raporteve të botuara për herë të parë nga Le Parisien. Okamoto u dënua për një sulm terrorist që vrau 26 persona në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion në vitin 1972.
Ndërkohë ekipi i saj argumentoi se paraburgimi i përkohshëm ishte një shkelje e imunitetit të ligjvënësit si eurodeputete.
Një zëdhënës i Parlamentit Europian nuk pranoi të komentojë “mbi procedurat në vazhdim”, por konfirmoi se “Parlamenti është në kontakt me autoritetet kombëtare, anëtaren dhe grupin e saj politik”.
Ligjvënësi francez i ekstremit të djathtë, Matthias Renault, i cili njoftoi prokurorët francezë për postimin e saj javën e kaluar, nxitoi të reagonte, duke e cilësuar arrestimin e saj si fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë.
“Më në fund, fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë për ligjvënësin e Papërkulur të Francës!”, shkroi Renault në një postim në rrjetet sociale të enjten.
Komente







