Vlorë-Një 35 vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia pasi ka vjedhur disa biçikleta në qytet.
Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, raportohet se gjatë këtij muaj (dhjetor) kishte grabitur 3 biçikleta.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Pedalimi”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:
D. A., 35 vjeç, banues në Vlorë", informoi sot policia.
Blutë sekuestruan 3 biçikletat e vjedhura.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Operacioni u kodua 'Pedalimi'.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.
Pse ja mbani të fsheht emrin? Apo i ruani autoritetin.
Përgjigju