Një 46-vjeçar Italian është arrestuar nga policia e Beratit ndërsa një sasi heroine, kanabisi dhe një pistoletë i janë sekuestruar.

I arrestuari është Fabrizio Polidori, 46 vjeç, shtetas Italian dhe rezident në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë. Ai ishte i martuar me një grua shqiptare dhe merrej m egjueti.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë se automjeti me targa AA755OF kishte lëndë narkotike, menjëherë shërbimet e policisë janë organizuar dhe në lagjen "11 Shkurti", kanë ndaluar automjetin i cili drejtohej nga Polidori.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe sekuestruan: 
1 pistoletë, EKOL, kalibër 9 mm, 49 fishekë, 2 mbështjellje me alumin dhe natriban ku në brendësi të tyre kishte heroine dhe hashash.

droge

droge

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com