Arrestohet Kallashi, i gjenden
armë dhe lëndë narkotike 

Arrestohet Kallashi, i gjenden<br />armë dhe lëndë narkotike 
Ka rënë në prangat e policisë në Prizren, kërcimtarja e njohur më tepër për format e saj trupore Kallashi. Pas një kontrolli të realizuar nga policia në lokalin e natës “Kobra City”.

Kontrolli ka ardhur si rezultat i rrahjes së 4 personave nga anëtarë të këtij lokali nate pranë një pike karburanti në afërsi të tij. Policia ka mundur të sigurojë pamjet filmike të incidentit duke motivuar edhe kryerjen e kontrollit.  

Pas kontrollit është kryer arrestimi i 5 persona ndër ta edhe Kallashi emri i vërtetë i së cilë është Donjeta Kosumi, për shkak të posedimit të armëve pa leje.

Gjatë këtij kontrolli të policisë janë sekuestruar tri pistoleta, një pushkë gjysëm automatike një sasi e konsiderueshme e fishekësh të kalibrave të ndryshëm, po ashtu edhe një sasi e lëndësh narkotike në formën e pilulave.

Gjithashtu sipas mediave kosovare gjatë kontrollit është kontatuar se energjia elektrike e përdorur ishte e vjedhur.

Kallashi është mjaft e njohur jo vetëm për shkak të profesionit të saj si kërcimtare por edhe në rrjete sociale për shkak të fotove të shumta provokuese në të cilat ekspozon format e saj të kolme trupore

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar