Është arrestuar në Itali një nga anëtarët e bandës së Niklës, Oltion Caca. Ai është prangosur në Aeroportin e Trevizos nga autoritetet italiane, për llogari të Shqipërisë pasi prej kohësh është shpallur në kërkim për vrasje e mbetur në tentative dhe vendosje tritoli.
Mësohet se Oltion Caca ishte larguar nga Shqipëria drejt Kosovës nga kufiri i gjelbër.
Më pas ka shkuar në Maqedoni dhe pikërisht nga Shkupi ka marrë avionin për në Trevizo të Italisë, ku është arrestuar. Oltion Caca dyshohet se është autor i disa shpërthimeve me tritol në zonën e Fushë-Krujës, mes tyre edhe ndaj policit të burgjeve Gentian Bejtja, ku i kishin vendosur një sasi tritoli poshtë makinës.
Caca bashkë me Ediosn Pulën, Arbër Rrycin dhe Maklen Hakën ishin kthyer në tmerrin e zonës së Fushë-Krujës pasi dyshohet se kanë bërë disa antentate me tritol poshtë makinave. Një pjesë e këtij grupi është arrestuar dhjetorin e 2016-së pasi po transportonin drogë, ndërkohë që Edison Pula u arratis nga Komisiariati. Oltion Caca akuzohet për vrasje e mbetur në tentativ dhe për vendosje të lëndëve shpërthyese.

Oltion Caca
Caca dhe Pula vodhën furgonin me kanabis
Prokuroria e Krimeve të rënda thotë se Oltion Caca dhe Edions Pula kanë tentuar që të vjedhin një gurgon me kanabis:
“Caca dhe Pula, në shoqërinë e Marklen Haka dhe Muharrem Sheta, kishin planifikuar të vidhnin një furgon, i cili transportonte lëndë narkotike cannabis sattiva në territorin e Krujës. Për këtë arsye, ata kanë menduar që këtij furgoni t’i zinin pritë me një automjet, të cilin do e vidhnin ku të gjenin mundësi. Këta shtetas, të cilët rezultojnë që kanë qenë edhe të armatosur, janë ndihmuar nga i dyshuari Klaudio Ismailaj, kanë vjedhur mjetin e një taksisti në zonën e Kamzës, në dt. 6 Dhjetor 2016.
Mbrëmjen e po asaj dite, të dyshuarit i kanë dalë para furgonit që transportonte lëndë narkotike dhe kanë tentuar ta nxjerrin nga rruga. Drejtuesi i furgonit ka tentuar t’u shmanget, por pas një rrugëtimi, është detyruar të largohet nga mjeti, duke lënë çelësat brenda në makinë. Më pas, të dyshuarit kanë marrë furgonin dhe e kanë fshehur në Nikël. Brenda furgonit gjendej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com