Policisa e Shkodrës në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe autoritetet policore malazeze kanë arritur të arrestojnë shtetasin Kolë Progni 25 vjeç banues në fshatin Selcë të Shkodrës.
Progni është autori i plagosjes së boksierit shkodran, Nelson Hysa, rreth një muaj më parë në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, në Shkodër.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe bashkëpuntorin tjetër të Prognit, Valter Ksollën.
Të dy këta shtetas, në datën 6 maj kanë tentuar të vrasin me armë zjarri boksierin, i cili ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën.
Kush është Nelson Hysa, boksieri që mbeti i plagosur
Nelson Hysa është boksier i peshave të rënda të ekipit të Vllaznisë.

(Nelson Hysaj, boksieri që u plagos nga Progni)
Ai është shpallur 18 herë kampion i Shqipërisë. Hysa ka qenë edhe pjesë e ekipit “Mexico Guerreros” që merr pjesë në Ligën gjysmëprofesioniste WSV.
Ai është një nga figurat e njohura të sportit në vend.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO