Arrestohet në Turqi për llogari të shtetit italian Bledin Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, anëtar i grupit të Troplinëve me bazë në Durrës. Grupi i Visit të Pojës dyshohet se ka trafikuar 1.3 tonë kokainë në vitet 2020-2025.
Emri i Bledin Doçit figuron në dosjen e megaoperacionit “Ura” të zhvilluar mes SPAK dhe homologëve italianë më 21 maj të vitit 2025 ku u godit një prej grupeve më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika e Jugut në Evropë. Baza e grupit ishte në Shqipëri dhe me degëzime në Itali.
Visi i Pojës, ishte një prej ‘kokave’ të grupit që operonte nga Shqipëria së bashku me Denis Myftiun dhe Erion Kapidanin, të cilët lëshonin urdhra dhe koordinonin aktivitete përmes bisedave në aplikacioneve të enkripatuara.
Komente









