Durim Bami arrestohet në Dubai! Grupet kriminale ofruan deri në 1 mln euro për vrasjen e tij! Nisin procedurat e ekstradimit

TIRANË- Të gjithë ishin bërë bashkë për ta vrarë, por Durim Bami ishte objektiv i vështirë për t’u eliminuar, edhe pse për kokën e tij rivalët vendosën 1 milionë euro. Në po të njëjtën dosje “Revanshi”, ku Ervis Martinaj, Arben Ndoka apo Avdylajt e Shijakut donin doemos ta zhduknin, 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim dhe ndaj tij u vendos masa “arrest me burg” në mungesë për vrasje dhe tentativën për vrasje të 3 personave, mes tyre edhe vetë ish-deputetin socialist Arben Ndoka. Por liria e të fortit të Niklës nuk zgjati shumë.

Policia e Shtetit njoftoi këtë të mërkurë se Bami, i cili dy ditë më parë u shoqërua nga autoritetet e Dubait, tashmë është arrestuar dhe për të ka nisur procedura e ekstradimit. Autoritetet shqiptare kishin mundur të gjurmonin lëvizjet e Bamit në Dubai dhe njoftuan kolegët e tyre për zonat ku mund të fshihej ai atje, siç në fakt rezultoi e tillë dhe u kap. Ai u shoqërua bashkë me të vëllanë Valterin, i cili pas verifikimeve shkencore në bazë të të dhënave të dërguara nga Shqipëria në Emiratet e Bashkuara Arabe, u la i lirë pasi për të nuk ka asnjë masë arresti.

Sjellja e tij në Tiranë do të jetë e vështirë, duke pasur parasysh se Dubai konsiderohet vendi më i vështirë në botë për ekstradime, edhe pse autoritetet tona pritet të luajnë çdo kartë për t’i bindur, përfshirë këtu edhe me partnerët e INTERPOL. Vendi ynë prej kohësh synon një marrëveshje ekstradimi me Emiratet, por akoma asgjë nuk ka në këtë drejtim.

Durim Bami është në akuzë në dosjen “Revanshi” për 4 vepra penale, nga sigurimi i kushteve për vrasje deri tek grup i strukturuar kriminal, kultivim droge dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal. Durim Bami, bashkë me Endrit Doklen, Marklen Hakën dhe Xhelal Rrajën, do vrisnin Arben Ndokën. Detyra e tij do të ishte sigurimi i informacioneve për lokalizimin e ish-deputetit dhe të njoftonte të tjerët. Ndërkohë, për vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, 45-vjeçari ka pasur rol kryesor të organizatorit. Bashkë me ish-policin Altin Morina ai akuzohet për kultivim narkotikësh në zonën e Krujës.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/06/2024 00:21

    Kur i ben varrin shokut,se shoke krimi ishin keta,bie vete brenda.Sa nga keta emra qe i kerkonin koken, jane tani te vrare,te zhdukur,apo te arrestuar?!

    Përgjigju
  • dori: 12/06/2024 18:18

    mos e sillni fare ketu,,,bejani gjygjin atje dhe te vuaje denimin NE EBA....

    Përgjigju
  • Beni: 12/06/2024 11:55

    Po po prrcta ekstraduar keni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Krem mbrojtës apo nxirës? Si të kujdeseni për lëkurën në plazh

Krem mbrojtës apo nxirës? Si të kujdeseni për lëkurën në plazh