HIMARË- Një ditë pas sulmit të turistëve spanjoll, policia ka arrestuar pronarin e lokalit, Mihal Kokëdhima.  Ai ka goditur me grushte furgonin me të cilin udhëtonin turistët spanjollë.

Gjithçka nisi sepse këto të fundit u larguan nga restoranti, pasi iu vonua porosia. Kjo gjë ka acaruar Kokëdhimën, i cili i është vënë pas furgonit të turistëve dhe e ka goditur atë me grushte, duke dëmtuar xhamin e përparmë.

Në videon që Shqiptarja.com ka siguruar duket shumë qartë dëmet e mëdha që ka pësuar mjeti në pjesën e përparme të tij ku xhami është thyer krejtësisht. Spanjollët kanë arritur që të largohen dhe janë ndihmuar nga një furgon i FNSH-së aty pranë. Siç mund të shihet, furgoni është me targa shqiptare, çka do të thotë se ai është marrë me qira nga spanjollët.

Si pasojë e këtij sulmi, ato morën lëndime në trup ku dhe u dërguan në spital, për të marrë shërbimin e duhur mjekësor.