Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar! Akuzohet për vrasjen e 2 personave në Greqi, i rrahu dhe i dogji për së gjalli! Brenda banesës vodhi 780 mijë euro
Irini Marmarino, Ledjon Brakaj, Lambros Protonotarios
Një 36-vjeçar shqiptar, Ledjon Brakaj, i shumëkërkuar nga autoritetet greke për vrasjen dhe djegien e trupave të dy personave në ishullin Aegina është arrestuar në Maltë.
Brakaj akuzohet për vrasjen e pronares së një dyqani ku shiteshin bizhuteri, Irini Marmarino dhe nipit të saj Lambros Protonotarios. Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda shtëpisë së pensionistes në vitin 2015, kohë kur shqiptari i vodhi 780 mijë euro cash dhe disa sende me vlerë.
Sipas mediave greke, Brakaj kreu vrasje makabre pasi rrahu, torturoi dhe dogji për së gjalli viktimat. Mjeku ligjor nga Pireu, Elias Bogiokas tha aso kohe se viktimat u sulmuan me shkelma, grushte dhe shkopinj e më pas u dogjën të gjallë.
Mediat kanë publikuar edhe pamjet e arrestimit të shqiptarit që jetonte në Maltë. Inspektorët maltezë Kurt Ryan Farrugia dhe Robinson Mifsud dëshmuan se Brakaj u arrestua pasi gjurmët e gishtave të tij përputheshin me ato të dërguara nga autoritetet greke. Por avokati i Brakajt tha se prova nuk ishte paraqitur në gjykatë dhe shtoi se emri i klientit të tij nuk përputhet me emrin në urdhër-arrestin grek.
Ndërkohë Brakaj është lënë në paraburgim dhe pret një seancë javën e ardhshme, gjatë së cilës do të ketë diskutime për procedurat e ekstradimit në Athinë.
A.M./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.4%
-
Keq
62.7%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 722
Lajme të tjera
-
Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane
24 Prill, 22:31
-
'Mbylle gojën plehrë, të ** nënën', plas grushti në Parlamentin grek, deputeti i pavarur godet ligjvënësin e ekstremit të djathtë (FOTO)
24 Prill, 13:15
-
FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan ‘pushton’ Athinën dhe qytetet e tjera, qielli i kuq! Mjegulla ‘zhduk’ Akropolin
24 Prill, 12:18
-
Humbi jetën teksa punonte në Maltë, kush është babai shqiptar i 6 fëmijëve! Kërkohet ndihmë për të sjellë arkivolin në atdhe
24 Prill, 11:41
-
Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë nuk ndihem shqiptar
23 Prill, 22:12
-
'Mitsotakis, gjueti votash', PASOK: Vënia e Belerit në lista nuk është akt patriotik as për vetë Greqinë
23 Prill, 12:16
-
Mero Baze: Përpjekje për ta kthyer në normalitet 'krizën' me Greqinë
22 Prill, 21:07
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Përplasje mes të miturve në Greqi, 15-vjeçari shqiptar qëllon me thikë bashkëmoshatarin
22 Prill, 10:43
-
Shembet çatia, vdes punëtori shqiptar në Maltë! Një tjetër shpëtoi për mrekulli
20 Prill, 19:46
-
Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, babai shqiptar kërkon të lirohet nga burgu
20 Prill, 16:52
-
Greqia do të abstenojë votën për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës
20 Prill, 12:30