Një 54-vjeçar u arrestua nga policia e Vlorës në fshatin Velç, ku efektivët zbul;uan në territorin e banesës së tij të mbjella disa fidanë lënde narkotike, ndërsa ju sekuestruan edhe 1.5 kilogramë kanabis.

Policia e Vlorës që raporton rastin, thotë se 54-vjeçarit me inicialet G.J, ju sekuestrua edhe një armë zjarri automatik model 56.

I arrestuari do të hetohet nga Prokuroria e Vlorës për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve".