Policia gjermane ka arrestuar vrasësin e një fëmije 4-vjeçar nga Bosnja, i cili ndodhej atje bashkë me familjen për të kërkuar azil. Sipas prokurorit të çështjes personi i arrestuar 32-vjeçari Silvio B. ka pranuar se ka rrëmbyer fëmijën katër vjeçar Mohamad Januzi dhe se më tej e ka vrarë atë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 32-vjeçari është gjithashtu autor i vrasjes së një tjetër fëmijë që ishte zhdukur në muajin korrik në Gjermani, Eliasit.
Mediat prestigjioze ndërkombëtare nuk japin asnjë informacion për shtetësinë e gjashtë-vjeçarit të vrarë, por janë ato kosovare të cilat shkruajnë se Eliasi mund të jetë shqiptar i Kosovës, i cili ka gjasa të jetë gjendur në Gjermani me familjen për të kërkuar azil. Por ky informacion nuk është zyrtar.

6-vjecari Elias i cili sipas mediave kosovare eshte shqiptar
4-vjeçari nga Bosnja ishte zhdukur më 1 tetor, ndërsa ishte duke pritur afër Zyrës së Programit Qeverisës për Kujdesin Social me nënën e tij dhe dy vëllezër, te cilet kishin shkuar ne Gjermani me shpresen se mund te perfitonin azil. Fëmija u gjet i vrarë në bagazhin e automjetit të autorit.

Mohamad Januzi, 4-vjecari boshnjak i vrare
Policia po heton nëse i arrestuari ka lidhje me grupet e ekstremit të djathtë në Gjermani që kanë dalë kundër politikës së kancelares Angela Merkel për emigrantët.
Kamerat e Sigurise prane zyres se Kujdesit Social kane filmuar momentin kur agresori ka rrembyer femijen 4-vjeçar. Ai ecen qetesisht ne rruge me gjithe vogelushin, te cilin duket se e ka genjyer pasi nuk shfaqet asnje shenje force nga ana e tij apo rezistence nga ana e te voglit.

Autori Silvio B dhe 4-vjecari Mohamad Januzi

/Shqiptarja.com

FOTO