Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Shtabin e Emergjencave Civile kanë mundur sot që të hapin provizorisht rrugën që lidh Njësinë Administrative Malzi me qytetin e Kukësit, duke nxjerrë nga izolimi mijëra për banorë.
Është dashur ndërhyrja e mjeteve të rënda të cilat kanë larguar nga traseja e rrugës mijëra metër kub inerte të cilat kanë rënë nga skarpata e malit e që është mineral që gjendet në këtë zonë.
Sipas ekspertëve aktualisht kjo rrugë mund të përshkohet vetëm nga automjetet e vogla dhe fugonë ndërkohë që pritet të testohet një gjë e tillë pasi skarpata mund të ketë sërish rrëshqitje dherash e gurësh.
Vetëm tre ditë më parë banorët e zonës së Malziut u bllokuan tërësisht pasi nga reshjet e dendura të shiut u shkëput nga mali një masiv i madh shkëmbor i cili bllokoi rrugën që e lidh zonën me qytetin e Kukësit.
[gallery]19104[/gallery]
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO