Nuk mjaftoi loja për të vendosur gjysmëfinalisten e dytë të Europa League, Chelsea ka mposhtur Frankfurtin me rezultatin 4-3 pas penalltive.
Londinezët vinin nga barazimi favorizues në Gjermani 1-1 ku në Stamford Bridge do të shënonin gol të parët me talentin Ruben Loftus-Cheek.
Por gjermanët e Frankfurtit do të përfitonin në pjesën e dytë nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe Jovic nuk e pati të vështirë të mposhte portierin Arrizabalaga.
Azpilicueta do të gabonte nga pika e bardhë për blutë, por dy penalltitë e fundit të humbura nga gjermanët rezultuan përfundimtare për sfidën, Chelsea tashmë në finale me Arsenalin.
Klubet e Londrës do të përballen me njëri-tjetrin në Baku më 29 maj, ndërsa Liverpool do të luajë me Tottenhamin në finalen e Ligës së Kampionëve në Madrid më 1 qershor.
Është hera e parë që një vend i ka siguruar të katër finalistët si për Ligën e Kampionëve ashtu edhe për Ligën e Evropës.