Arsenal, ofertë 43 milionë paund
për mesfushorin gjerman, Draxle

Arsenal, ofertë 43 milionë paund<br />për mesfushorin gjerman, Draxle
"Topçinjtë e Londrës", ekipi i Arsenal ka përgatitur një ofertë mjaft joshëse për transferimin e mesfushorit të talentuar gjerman, Julian Draxler. Talenti i Wolfsburg po shkëlqen gjatë këtij Europiani dhe kjo s'i ka shpëtuar syve të Arsene Wenger i cili ka përgatitur një ofertë të majme për drejtuesit e ekipit gjerman, plot 43 milionë paund, afërsisht 50 milionë euro.
 
Me gjithë dëmtimet e shumta, Julian Draxler shënoi 10 gola sezonin e kaluar me ekipin e Wolfsburg. Por shkëlqimi i tij erdhi në "Euro 2016", kur trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Low i besoi atij vendin e titullarit në formacionin e 'pancerave'.
 
22-vjeçari nga Gelsenkirchen firmosi një kontratë 5-vjeçare me Ëolfsburg vitin e kaluar, pasi u transferua nga Schalke 04.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re