Në kuadër të vizitës dy-ditore në Shqipëri, Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në Gjermani, Hans-Joachim Fuchtel vizitoi Qendrën Shumëfunksionale të Arsimit dhe Formimit Profesional Kamzës.
Kjo e fundit është modeli i parë i një qendre shumëfunksionale për arsimin dhe formimin profesional në Shqipëri dhe është ngritur me mbështetjen e programit “Arsimi dhe Trajnimi Profesional” i zbatuar nga Bashkëpunimi Gjerman, GIZ me financim të qeverisë gjermane. Qendra ofron kurse përgatitore edhe për të rriturit që kanë nevojë të punësohen.
I shoqëruar nga Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz në mjediset e QMF Kamës, Sekretari Parlamentar i Shetit, Fuchtel u takua me nxënës, mësues, si dhe me sipërmarrës.
“Për këdo që kërkon të punoj legalisht në Gjermani, kjo është plotësisht e mundur veçanërisht personat me aftësim profesional.
Jo vetëm në Gjermani, por edhe në Shumë shtete të tjera. e rëndësishme është që ju te mësoni shumë e të keni një diplomë sa më të vlefshme e sa më të mirë”tha ai.
Fuchtel shprehu mbështetjen që Gjermania do të vijojë t’i japë Shqipërisë në modernizimin e sistemit të arsimit profesional. Delegacioni u njoh edhe me nismën e re të Shkollës së Mesme Profesionale Kamëz në fushën e bujqësisë: “Investim në të ardhmen”.
Me mbështetjen e qeverisë gjermane nëpërmjet GIZ, kjo nismë synon modernizimin e departamentit të bujqësisë në këtë shkollë me pajisje të reja, kurrikula të reja dhe mësues të trajnuar. Gjermania është donatori i dytë më i madh që mbështet zhvillimin e Shqipërisë në fushat e energjisë, ujit dhe mbetjeve, si dhe të zhvillimit ekonomik që prej vitit 1988, kur marrëdhëniet e bashkëpunimit për zhvillim u vendosën mes dy vendeve.
Nismës do t’i bashkohet edhe Fuchtel, i cili së bashku me nxënësit e shkollës së Kamzës do të mbjellin fidanë ulliri në mjediset e shkollës.
Qeveria Shqiptare vijon të mbështesë zhvillimin dhe promovimin e arsimit dhe trajnimit profesional si një perspektivë e shkëlqyer për uljen e papunësisë dhe rritjen ekonomike.
[gallery]19391[/gallery]
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO