TIRANË - Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shpallur pasditen e sotme fituesit e fazës së dytë, të shqiptarëve nga trojet që kanë aplikuar për ndjekjen e studimeve të ciklit të parë me kohë të plotë në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, për vitin akademik 2014-2015.
Renditja e kandidatëve fitues është bërë në bazë të meritës nota mesatare e shkollës së mesme dhe notat e lëndëve për të cilat IAL-të publike kanë vendosur koeficientet më të lartë për pranimet në vitin akademik 2014 – 2015.
Kandidatët fitues të regjistrohen pranë sekretarive mësimore përkatëse brënda datës 19 nëntor 2014.
MAS sqaron se kandidatët shqiptarë nga trojet Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë përfitojnë nga kuotat e përcaktuara për këta kandidatë për vijimin e studimeve në IAL-të publike, në zbatim të VKM 517, datë 01.08.2014 “Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, cikli i parë i studimeve me kohë të plotë, programet e studimeve jo universitare, profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2014 - 2015”.
Lista e kandidatëve fitues nga trojet për vitin akademik 2014-2015
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com