Arsyeja e ndarjes së Floriana Garos
dhe Teodor Ngjelës...një i tretë?

Arsyeja e ndarjes së Floriana Garos<br />dhe Teodor Ngjelës...një i tretë?
Ndarja e prezantueses së “Jo vetëm Modë”, Floriana Garo, me të fejuarin e saj prej 5 vitesh, Tedi Ngjela, djalin e biznesmenes Shefikat Ngjela, nuk mori një përgjigje konkrete nga çifti. Duke qenë se asnjë prej të dyve, apo miq të afërt me çiftin nuk kanë folur publikisht, mediat rozë kanë nisur të hedhin versione të ndryshme rreth ngjarjes. 

Disa thanë se kriza në çift erdhi si pasojë e udhëtimeve të gjata e të shpeshta të Florianës, e të tjerë thanë se Floriana e braktisi Tedin për shkak të karrierës. Por sipas portalit zathur.net, ka qenë Tedi ai që 'i dha duart' ish-Miss Shqipërisë...për një femër tjetër?! 

Tedi Ngjela ka nisur prej kohësh tashmë një aventurë një modele shqiptare, që jeton në Greqi. Vajza nga Fieri quhet Sofia Mitre dhe është parë të shoqërohet me Florianën, pasi ekziston edhe një foto e të dyjave.

Këto kanë qenë informacionet që ka publikuar portali, që vijojnë të mbeten në kuadrin e thashethemeve, për sa kohë asnjë prej të dyve (apo të treve), nuk reagon.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?