Sara Hoxha trashëgimtarja e Top Channel është bërë nënë për herë të parë më 13 dhjetor të vitit të kaluar. Ajo dhe parneri i saj Ledion Liço kanë vendosur ta pagëzojnë djalin e tyre me emrin London Noor, një emër ky i veçantë që sigurisht e ka një domethënie.

Sara sot përmes një postimi në Snapchat ka shuar kuriozitetin e të gjithëve duke treguar edhe kuptimin e emrit të djalit.

“London, sepse në atë vend unë dhe babai yt rritëm dashurinë për njëri-tjetrin ditë pas dite. Noor, sepse ti je drita e jetëve tona dhe sepse Noor (Dritë) + Itan = Dritan”,-shkruan Sara në postimin e saj. 

Bashkimi i emrit të Noor (Dritë) dhe Itan (vëllai i vogël i motrave Hoxha) plotëson emrin e Dritanit, babit të ndjerë të Sarës dhe themeluesit të Top Channel.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com