Një banane, e ngjitur në mur doli në shitje në “Art Basel Miami Beach” këtë javë me çmimin e kripur 120,000 dollarë.
Sipas faqes së internetit të tregut të artit “Artnet”, dy nga tre edicionet tashmë janë shitur dhe vlera tani mund të shkojë për 150,000 dollarë.
Punimi, nga Maurizio Cattelan, u paraqit të mërkurën në Perrotin, një galeri arti bashkëkohore e themeluar në Paris që ka pasur një lidhje të gjatë me artistin italian.
Sipas CNN, është kontributi i parë i Cattelan në një panair arti në 15 vjet.
Titulli "Komedian", përfshin një banane të blerë në një dyqan ushqimesh në Miami dhe një raft me libra.
Blerësit e mundshëm duhet të kenë parasysh që nuk ka udhëzime të qarta se çfarë duhet të bëjnë nëse bananet fillojnë të dekompozohen.
"Në atë kohë, Cattelan ishte duke menduar për një skulpturë që ishte në formë si banane. Sa herë që udhëtonte, ai sillte me vete një banane dhe e vuri në dhomën e tij të hotelit për të gjetur frymëzim. Ai bëri disa modele, së pari në rrëshirë, pastaj në bronz dhe më në fund u kthye përsëri në idenë fillestare, tek një banane e vërtetë”, thuhet nga galeria “Perrotin”.
Cattelan është i njohur për skulpturat që sfidojnë kulturën popullore.
Një nga veprat e tij të artit është një tualet prej ari 18 karat me vlerë rreth 6 milion dollarë.
Tualeti funksionues, i titulluar "Amerika" ishte pjesë e ekspozitës së Cattelan "Fitorja nuk është një mundësi".
Tualeti prej ari u vodh në shtator të këtij viti.