‘Guida’ kulturore/ Shfaqja ‘Fausti’ premierë në Teatrin Kombëtar, teatri poetik 'Kumbime'! Ekspozita 'Letra nga Ferri' tek Piramida

‘Fausti’ është shfaqja që do të vijë premierë në Teatrin Kombëtar mbrëmjen e 29 tetorit në orën 19:00. Fausti është rimishërimi i njeriut modern, për të cilin Djalli nuk përfaqëson më tundimin apo mëkatin, por vetëm të keqen e pranishme në jetë. Bazuar në veprën e J.V. Gëte, ripunuar sipas Marloëe, Spies dhe dramaturgji nga Fabio Pisano, shfaqja vjen me regji nga Davide Iodice.

“Mjeshtrat e kabasë dhe isopolifonisë” titullohet koncerti që do të vijë në 29 tetor në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në mbrëmjen dedikuar traditës sonë popullore të kabasë të shtrirë në treva të ndryshme të Shqipërisë.

Energjia e një koncerti rock-u dhe shpirti i artit të rrugës vijnë në një koncert nga “Groove Creë” mbrëmjen e 29 tetorit në orën 18:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Aktiviteti vjen në kuadër të Javës Austriake të Kulturës.

Teatri Poetik “Kumbime…” me poezi të Ernest Koliqit është aktiviteti që mbahet këtë të hënë, në 28 tetor në orën 18:00 në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” në Shkodër.

Një takim me poetin Jazra Khaleed Grozni do të mbahet këtë të hënë në orën 18:30 në librarinë “Tirana Times” Tiranë. Autori do të flasë mbi librin e tij me poezi të sjellë në shqip nga përkthyesja Eleana Ziakou.

“Letra nga Ferri” me letra autentike të ish të burgosurve politikë është ekspozita që do të vijë për publikun paraditen e 29 nëntorit në orën 11:00 tek Piramida nga “Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit”.

 “Kafsha që jep shpirt” është libri i shkrimtarit amerikan Philip Roth, për të cilin do të diskutohet mbrëmjen e 29 tetorit në orën 19:00 në bibliotekën e Fondacionit Ivanaj në Tiranë. Kjo kryevepër përmbledh në mënyrë të përsosur gjithë qasjen pesimiste mbi epokën tonë, me penën e njërit prej prozatorëve më të vlerësuar botërisht pas Luftës së Dytë Botërore.

“Qytetet e padukshme” nga Italo Kalvino do të mbledhë në një diskutim më 29 tetor në orën 18:30 në Klubin e Librit “Dua” të pasionuarit pas librave dhe letërsisë. “Qytetet e Padukshme” nga Italo Calvino është një roman filozofik dhe imagjinar, ku eksplorohet natyra e qyteteve dhe përvojës njerëzore.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë