TIRANE- Mungesën e sallave për zhvillimin e leksioneve dhe pamundësitë financiare dhe infrastrukturore të studentëve për ndjekjen e studimeve, në Departamentin e Gazetarisë në Tiranë e kanë zgjidhur nëpërmjet mënyrës on-line. Në një intervistë për “Shqiptarja.com” Prof.Dr. Artan Fuga, shpjegon idenë e një komunikimi on-line pedagog-student, që sipas tij do të transformonte tërësisht konceptin e arsimit në vend. Drejtuesi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, sqaron për leksionet e para që pedagogët e gazetarisë përgatitën për studentët dhe mundësinë e vazhdimsisë së këtij projekti në të ardhmen.
Profesor çfarë kërkon të arrijë departamenti që ju drejtoni nëpërmjet realizimit dhe vënies në dispozicion të studentëve të leksioneve on-line?
Eshtë pjesë e konceptit që komunikimi on-line, përbën një përmasë të aktivitetit të çdo agjensie në të cilën nuk mund të përjashtohen agjensitë mësimore të shkollës. Ky është koncepti i shkollës sonë, që do të thotë se komunikimi on-line ka një potencial jashtëzakonisht të madh në disa drejtime. Së pari, në komunikimin e brendshëm dhe në komunikimin e jashtëm. Së dyti, në ruajtjen dhe stokimin e informacionit, në këtë rast të informacionit shkencor.
Së treti, në fuqinë shprehëse, sepse i jep shkollës njëkohësisht mundësinë të funksionojë me figurë, zë dhe tekst në mënyrë të konvergjuar. Prandaj ne kemi konsideruar që nëse ne si department i gazetarisë nuk bëjmë hapat e para të kësaj forme të re të kalimit të informacionit nëpërmjet teknologjisë, kush tjetër do ta bënte? Shqetësim të cilin e konkretizuam nëpërmjet realizimit të leksioneve on-line për studentët.
Përgatitja e leksioneve dhe hedhja e tyre on-line për studentët do të jetë një praktikë që do të vazhdojë edhe në të ardhmen?
Leksionet on-line që ne përgatitëm ishin 13 dhe u vendosën në rrjetin “youtube”. Të gjitha u bënë me regjistrime të vetë departamentit dhe morën pjesë të gjithë kolegët, duke trajtuar nga një çështje. Por në fakt, e gjitha ishte një eksperiment për të provuar mundësitë tona për realizimin e këtyre leksioneve, të cilat përfunduan tek studentët nëpërmjet mundësisë së fundores teknologjike(telefoni i lëvizshëm). Të gjithë patën mundësinë të na ndjekin dhe të na ndjekin kudo që ishin, në kafe, në shtëpi apo në çdo hapësirë tjetër. Por, kjo është edhe një mënyrë shumë e mirë për të ofruar në tregun universitar, një alternativë për çdo student që do të jetë pjesë e departamentit tonë. Kushdo që nga kafeneja e Konispolit dhe Vermoshit mund ta marrë këtë informacion.
Sa të domosdoshme janë këto leksione kur pjesa më e madhe e auditoreve janë bosh, për shkak të mungesës së interesit nga studentët ?
Nuk erdhi për këtë. Ne nuk e kemi problem, sidomos për nivelin bachelor mungesën e studentëve në auditore, pasi edhe nuk e pretendojmë praninë 100% të tyre në auditore. Por, absolutisht që edhe për këtë fakt mund të përdoren leksionet on-line. Por nuk jemi ne si departament që mund ta bëjmë këtë. Unë personalisht do të isha krejtësisht pozitiv për të iniciuar këtë nismë. Nëse do të hidhnim on-line nga 40 orë leksione rrjedhimisht do të çonte në hapjen e një shkolle me korrespondencë.
Kështu për studentët leksionet do të ishin, librat, gjithashtu ndaj edhe për studentët do të krijohej mundësia për t’i parë. Në këtë situatë nuk do të ishin 500 student, por 5000 të atillë. Duke pasur komunikim on-line, ç’kuptim ka të themi nuk ka salla, ç’kuptim ka të themi nuk ka pedagogë për t’i paguar. Online merre pedagogun, regjistroje dhe ja çon leksionin në shtëpi çdo studenti.
Çfarë interesi kanë pasur studentët dhe pedagogët për këtë inisiativë?
Hapat që ne kemi bërë janë graduale. Kolegët e presin shumë mirë sepse ata meren me komunikim. Ata këtë gjë presin. Eshtë vendi shumë i përshtatshëm dhe pedagogët kanë gjithë njohuritë teknike.
Ndaj studenteve jemi borxhllinj. Duhet kuptuar që muret e ndërtesave të shkollave shqiptare nuk mund të jenë të pahapura dhe të jenë me tulla të mbyllura, kur ato duhet të bëhen mure inteligjente ku mund të qarkullojë informacioni.
Por kur studenti ka mundësinë që informacionin që merr në leksion ta marrë on-line, çfarë interesi ka që ai të frektuentojë shkollën?
Edhe për këtë mënyrë ka një zgjidhje. Shumë mirë studenti mund ta marrë 50% të leskioneve në internet, ndërsa pjesën tjetër në institucionin arsimor me anë të konsultave. Në të gjitha shkollat perëndimore ka student të brendshëm dhe të tjerë të jashtëm. Ka nga ata që janë në punë dhe s’vijnë dot. Por, mund të ketë edhe studentë që nuk kanë para të vijë nga Tepelena në shkollë, ose është 50 vjeç dhe e do si shkollë të dytë. Pse të mos ja japësh këtë mundësi? Do të ndërrojë zanat, apo ka kuptuar që në profesionin e tij i nevojitet edhe diçka shtesë. Shkolla është një lloj vendi socializimi, mirëpo kur vjen puna që ka fëmijë që bëjnë nga 3 orë rrugë për të ardhur në shkollë, shërbimi do të ishte revolucionar për jetët dhe dijet, për të cilat ata kanë nevojë.
Kjo është një praktikë e huazuar nga universitetet e tjera të botës, apo erdhi si mënyrë e shfrytëzimit efikas që të ofron teknologjia në komunikim?
Bota e ka praktik këtë. Norvegjia dhe vendet skandinave e bëjnë për të gjithë fëmijët që janë në zonat malore. Se sa të vijë fëmija në mes të borës, të harxhojë makinën, prindin, shpenzimet, transportin është krijuar mundësia më e mirë për të. Duke u futur në telekonferencë on-line, mësuesi shkon në shtëpi, në qytet apo në fshat, kudo qoftë ai fëmijë. Në shkollat e perëndimit, auditoret janë me nga 600-2000 vetë dhe pedagogu për studentin është shumë i largët.
Unë kam dhënë leksion në auditor me 500 veta, që ishte si Teatri i Operas dhe kur dilje në mes për të referuar, të ngjante sikur kishe dalë për të lujtuar skenën. S’kisha kontakt fare me studentët. Tani pyes veten, është më mirë që ky student të më ketë në këtë distancë kaq të largët apo të më ketë me ekran, ku të më shohë dhe të më dëgjojë atje.
Me çfarë praktikash mësojnë studentët sot dhe çfarë mund të bëhët më shumë për ta?
Në raport me mundësite që jep teknologjia sot, ndaj studenteve jemi borxhllinj. Ne si department i gazetarisë kemi mediat tona. Në krahasim me departamentet e rajonit, ne kemi mediat tona, kemi një website të përditsuar. Atje çdo vit publikojmë punimet më të mira audiovizive të dioplomave të studentëve. Produksionet e tyre mund të shihen. Kemi gazetën tonë “Reporteri” në letër dhe on-line, gjithashtu kemi edhe “Radio Reporterin” edhe ajo on-line. Ne jemi në gjendje të qarkullojmë informacionin shkencor dhe produktet materiale për studentët tanë dhe për komunitetin e gazetarëve, që kërkon të gjejë informacion shkencor, apo të ndjekë të rejat në department.
Ne po të duam kalojmë edhe live on-line që sot me leksionet tona, por e gjitha ka një kosto financiare, të cilën ne aktualisht nuk e kemi. Kemi të gjithë teknikën e mjaftueshme për të bërë nga departamenti edhe televizionin edhe radion, edhe ndërtimin e website-ve. Padyshim, faqja e webit është e niveleve të larta, është e ndryshme nga webet e faqeve të institucioneve ku bëhen vetëm furçe për titullarin dhe janë kthyer në mjete për të bërë marketingun e titullarit.
Shkrimi u publikua sot (21.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com