Artan Hoxha tregon kush e vrau Santiago Malkon: U paguan 300 mijë euro, lufta sapo ka filluar, ja 8 emrat në kërkim

TIRANE-'Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua në kryeqytet në fund të gushtit nga vrasës me pagesë nga Vlora me porosi të grupit Duka. Në vrasje morën pjesë 8-10 persona me tre makina'. Kështu deklaroi gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha në studion e emisionit '45 Minuta', ndërsa nxori edhe tetë emrat e personave që janë në kërkim për ekzekutimin mafioz.

"Në kërkim janë; Leonard Duka, Oltion Loga, Dritan Agaj, Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Fatmir Hyseni dhe tre të tjerë që besoj se është shpejt akoma për t'i nxjerrë tani. Një person me nofkën 'Docka', si është e mundur që qarkullon i lirë dhe nuk është kapur?" theksoi ai.

Por kush është ky grup kriminal? Artan Hoxha rrëfen se Malko u tentua që të ekzekutohej nga ky grup kriminal në datë 8 prill të këtij viti, por ngjarja u parandalua, pasi u godit nga policia duke prangosur disa nga anëtarët që po lëviznin me një BMË seria 7 me targa ruse, por që më pas u liruan nga gjykata. Hoxha akuzon se ky grup mafioz në Tiranë arriti që të korruptonte drejtësinë duke paguar çerek milioni euro.

"Gushti shkoi me ngjarje janë vranë bosë të grupeve kriminale, kanë dalë të rinj, që janë shumë aktiv dhe të ashpër, kanë potencial të madh monetar dhe aktivitetin kryesor e kanë jashtë, në Shqipëri mbledhin kufoma. Do të kemi mundësi në vijim ta shpjegojmë edhe me detaje. Santiago Malko është përfshirë në shumë episode. Vrasja e tij krijoi një problem të ri në Tiranë, kemi hyrë në një fazë të re, është vetëm fillimi i një serie ngjarjesh. Kjo duhet të jetë cështja primare, pasi paralajmëron një seri ngjarjes, që uroj mos të ketë pasoja te njerëzit e pafajshëm.

Në rastin konkret. Deri tani rezulton të jetë vrasje me pagesë. Tetë muaj para, agjencitë ishin në dijeni duke vendosur shpërblim për vendndodhjen e tij. Në prill, në 7 apo 8 prill kapet një grup (lexo ketu lajmin e plote) para se të ekzekutonte një person, objektiv ishte Santiago Malko, atëherë u kap një BMË seria 7 me targa ruse. Ky grup që u bë zhurmë u lirua në një kohë të shkurtër. Nuk e di si prokurorët hodhën poshtë provat. U pagua një çerek milioni euro që ai grup të ishte në rrugë" tha ai.

Pesë muaj pas daljes nga burgu ky grup që merret me trafik kokaine dhe lëndë të tjera narkotike, thotë Artan Hoxha ekzekutoi ish-policin duke paguar 300 mijë euro për vrasësit që janë nga Vlora dhe që më parë kanë qenë të përfshirë në dy ngjarje të tjera. "Pas 5 muajsh kemi vrasjen e Santiago Malkos. Janë tre makina në vendin e ngjarjes, që janë përdorur. Një atentat që ka 8-10 persona të përfshirë. Autorët operuan me tre mjete.

Kjo do të thotë se goditja e Malkos ishte prioritet, për atentatin rezulton se u paguan 300 mijë euro, vrasësit dyshohet se janë nga Vlora dhe dyshohet se morën pjesë në vrasjen e Edison Harizajt dhe të njëjtët që goditën Ferdinand Llanajn në Vlorë. Pra kemi porositët dhe ekzekutorët. Në atentat kanë qenë ekzekutorët në vete dhe ndihmësit, pjesa e grupit organizator për ti ndihmuar që të mos dështonin. Për grupin, Santiago Malko duhet të ekzekutohej" tha ai.


Lajmi kryesor:

Artan Hoxha: Vendimi për Tahirin ndan epokën, dosja lë për të dëshiruar, SHBA shpresa e vetme


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:36
Bixhozi dhe kokaina/ Artan Hoxha: Ish-polici u vra pas telefonatës me Spanjën, kush po e furnizon Tiranën tani?

Gazetari Artan Hoxha paralajmëroi se përplasjet që ndodhën në Elbasan, Vlorë dhe Shkodër mund të zhvendosen shumë shpejt në Tiranë dhe Durrës ku janë qendrat e biznesit dhe politika. Sipas Hoxhës më shumë informacion kanë grupet kriminale në strukturat e policisë pasi paguajnë oficerët sesa policia në grupet kriminale.

"Di që në një rast Santiago ka komunikuar direkt me pjesëtarët e grupit tjetër ndërkohë që ata ishin në Spanjë dhe ne e dimë se me cfarë merren shqiptarët në Spanjë, ka pasur përplasje dhe tani  arritën në pikën që nuk ka më negociata. Ata kanë tentuar emra shumë më të rëndësishëm se Santiago. Tiranë-Durrës është qendra kryesore e popullisë, bizneseve dhe jetës politike dhe krimi këtu do të synojë se këtu janë paratë. Ata mendonin se Santiago kishte mundësi ti godiste, prandaj e goditën. Ajo që ndodhi në Shkodër, Vlorë dhe në Elbasan nuk është cudi të ndodhë tani në Tiranë, Durrës.

Nuk parandaluam dhe sëmundja erdhi në qendër. Te ngjarja e fundit, vrasja, nga kamerat e sigurisë duket që kanë dalë kanë pirë ujë, kanë pritur me kohë të gjatë. Është gjë e mirëmenduar, jo e çastit. Këto grupe duke qenë të përfshirë edhe në biznese, si lojërat e fatit, do të thotë se kanë korruptuar edhe më parë oficerët dhe prokurorët. Ata kanë listë pagesa të rregullta të oficerëve për të marrë informacion për vete dhe kundërshtarët. Ata kanë informatorë brenda policisë, më shumë info kanë këta brenda policisë, se policia brenda këtyre.

Ngjarja është sinjal për ngjarje të tjera. U morëm me Shullazin, tani është në burg, doli nga qarkullimi. Atëherë kush po operon në Tiranë? Kush po shpërndan për momentin kokainë, heroinë dhe kanabis? Kush e kontrollon Durrësin, kush e ka bazë operative më të suksesshme dhe më të mëdha nga Shqipëria jashtë? Tani nuk vijnë më me kallash si në 1997, por me forma të tjera me kostum" tha Artan Hoxha.

Ora 17:21
Kush e vrau ish-policin në Tiranë? Artan Hoxha nxjerr 8 emrat që janë në kërkim

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka zbuluar emrat e tetë personave që janë shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në Tiranë në fund të gushtit. "Në kërkim janë; Leonard Duka, Oltion Loga, Dritan Agaj, Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Fatmir Hyseni dhe tre të tjerë që besoj se është shpejt akoma për të nxjerrë tani. Nëse na del një person me nofkën 'Docka', si është e mundur që ky nuk është kapur?" tha ai.

Ora 17:18
Pse duhej zhdukur ish-polici? Artan Hoxha paralajmëron vrasjen e një koke të madhe në Tiranë: U paguan lekët

Përplasjet për pazaret dhe zonat e influencës në tregun e drogës brenda dhe jashtë vendit dhe kontrolli për lojërat e fatit  janë pistat e hetimit që sollën vrasjen e ish-policit Santiago Malko në Tiranë në fund të gushtit. Artan Hoxha thotë se vrasja e ish-policit ishte e mirëmenduar dhe studiuar, pasi grupi kriminal kishte kohë që e ndiqte duke përgatitur cdo lëvizje në detaje. Artan Hoxha paralajmëron edhe vrasjen e një koke të madhe në Tiranë po nga grupi që ekzekutoi ish-policin. Ai thotë se lekët për vrasjen janë paguar, ndërsa shënjestra po kërkohet brenda dhe jashtë vendit.

"Ky grup kriminal të njohur për trafik droge drejt BE-së, Gjermanisë, Italisë, por edhe në Shqipëri, dolën nga burgu duke korruptuar gjyqtarë dhe prokurorë. Santiago Malko është goditur, ka qenë ekspozuar si njohje e Ervis Martinajt. E kërkonin me patjetër që ta ekzekutonin dhe sigurisht që ishin ca ngjarje të mëparshme që janë në hetim. Motivi nis është një miksim mes lojërave të fatit dhe trafikut. Personat që paguan për vrasjen kanë qenë të përfshirë dhe investues në kompanitë e lojërave të fatit, ku ai kishte edhe vetë disa pika.

Nga 1 janari nuk ka më lojëra fati, por biznesi vijon dhe duke ndjekur këto rrugë. Tani kemi një biznes ilegal që ka mbetur në duart e atyre që vijnë nga bota e zezë. Mes Malkos dhe këtij grupi që janë në kërkim, janë të paktën tetë persona. Nesër do të kemi detaje të reja dhe sesi avokatët e këtyre të pandehurve janë me prokurorë bashkë. Zbardhja e kësaj vrasjeje do të zbardhë edhe disa vrasje të tjera dhe nëse do të bëhet në kohë do të parandalojë luftën e re që ka nisur në Tiranë. Nëse atentati i dështuar në Durrës para tre muajsh, filloi një fazë të re, shumë njerëz janë fshehur në Durrës. Objektivi nuk u realizua, aty filloi lufta. Në rastin konkret, Santiago është goditur si Santiago.

Lufta mes grupeve kaloi në një nivel tjetër. Jepeshin 30 mijë euro për të dhënë informacion se ku lëviz ky person. Ata morën vrasës nga Vlora se janë të panjohur dhe iu afruan.  Edhe në rastin e prillit, organizatorët i shpëtuan sistemit të drejtësisë, policia i kapi me prova, por dolën. Edhe në rastin konkret janë provat, drejtësia duhet ti ndëshkojë para se të gjejnë njëri tjetrin. Aktualisht në Tiranë e njëjta organizatë po tenton të godasë një tjetër grup, po e kërkon brenda dhe jashtë vendit, janë hedhur para për ta ekzekutuar.

Kanë tentuar të godasin emra të më mëdhenj se Santiago. Shumë biznesmenë në Tiranë do merrnin frymë nëse do të ndodhte kjo gjë. Ata sulen të prishin ekulibrat. Njerëzit që nuk duken investojnë edhe në rritjen e çmimit të banesave, në mënyrë që të prishen ekuilibrat. Pastaj ata marrin para këdo që gjejnë dhe nuk pyesin për asgjë. Personi që ka qenë aty që është kapur ka njohje, por nuk është ndonjë provë, ndonjë personazh që bën ndonjë gjë të madhe, po jep një orientim" deklaroi Artan Hoxha.

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë