Togfjalëshi “Tokë e zanun” e përdorur në Shqipëri pas viteve ’90 është një shprehje që përkufizon më së miri fenomenin e ndërtimeve informale dhe stigmatizon të ardhurit nga fshati në qytet duke ndërtuar pa leje, por a është ky problem një problem i ri që lindi bashkë me demokracinë?
Drejtori i Përgjithshëm ALUIZNI-t, Artan Lame, thotë jo. Sipas tij shqiptarët dhe informaliteti kanë një lidhje të hershme që nga antikiteti apo Mesjeta dhe informaliteti vjen si pasojë e mungesës së një tradite rregullimi në këtë aspekt. Gjatë një leksioni të hapur me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Lame bëri një analizë të këtij fenomeni, ndërsa theksoi se dyndja e aq shumë njerëzve nëpër qytete të mëdha që ndodhi pas rënies së regjimit komunist ishte e kushtëzuar nga disa faktorë të ndryshëm.
Lame në fjalën e tij preku çështjen e informalitetit si një fenomen që i ka rrënjët jo në vitin 1990, por që në antikitet e mesjetë. Lame bëri një tablo të gjatë të historisë së urbanizimit në shoqërinë shqiptare që nga Mesjeta, Perandoria Osmane, me ndërtimet e para sipas rregullave në fund të kësaj perandorie, për të ardhur tek lulëzimi i vërtetë i ndërtimeve me dy luftërat botërore, të mirat dhe të këqijat e regjimit komunist në këtë pikpamje dhe deri në ditët tona kur janë mijëra ndërtime pa leje dhe zona informale.

“Unë kam vite që merrem me çështje të planifikimit, urbanistikës, etj. Duke qenë për shumë vite anëtar i shoqërisë civile dhe duke qenë dhe ‘dashnor’ i përjetshëm i trashëgimisë kulturore e kam vrarë mendjen shumë për t’i hyrë në themel nga vjen ky ilegalitet i lartë në Shqipëri, ilegalitet jo thjesht në konceptin e ndërtimit, por në përgjithësi në mungesën e formalizimit të gjërave në Shqipëri. E nisa me këto 20 vjet, por kuptova se ishte dhe më thellë, tek regjimi komunist, por më pas doli që kishte rrënjë më të thella, në periudhën e parë të shtetit shqiptar, po në atë periudhë doli që kishte problematika të trashëguara nga periudha e perandorisë osmane, aty doli që ajo vinte si pasojë e asaj çfarë kishte gjetur në terren kjo perandori që nga periudha e Mesjetës, kur hyra tek Mesjeta më rezultoi se Mesjeta u formatua në mënyrë të tillë në trojet shqiptare se e tillë erdhi nga antikiteti ....dhe eca më përpara deri sa arrita tek dy njerëzit e parë, tek dy njerëzit e parë që takuan njëri-tjetrin dhe vendosin që t’i vendosin rregullat njëri-tjetrit”, tha Lame në nisje të bisedës me studentët duke marrë më pas në analizë të gjitha periudhat dhe karakteristikat e tyre në aspektin e urbanizimit.
Në këtë aspekt sipas tij në Mesjetë kur shoqëritë europiane nisën të vendosnin sistemin e rregullave, shoqëria e atëhershme shqiptare (arbëre) ishte një popullsi rurale dhe në fshat nuk ka rregulla ku do të ndërtosh. “Duke qenë e tillë shoqëria shqiptare nuk kishte nevojë për rregulla të forta dhe për më tepër duke qenë një shoqëri e shpërndarë nëpër kodra, nëpër male, kishte akoma më pak kontakte me njëra-tjetrën. Në Kanun ka rregulla të tilla që “shpia nga shpia duhet të jetë një e shtënë pushke larg”, pikërisht sepse paaftësinë për të mos i vendosur rregulla njëri-tjetrin e zgjidhnin duke i qëndruar larg njëri-tjetrit. Problemet fillojnë në momentin kur shoqëria fillon grumbullohet, kur fillojnë lindin qytetet, kur fillojnë lindin konglomeratet.
Mesjeta ka elemente të shkëlqyera nga kjo pikëpamje edhe në Shqipëri, si shembull do të sillja Statutet e Shkodrës. Ato janë të shekullit 13-14 dhe kanë rregulla shumë të qarta se si ndërtohet, si hapet dritarja, si duhet të jeta shkalla, si duhet të jetë rruga në zonë të pjerrët, sa dyer lejohen në çdo mur, e me radhë. Është një gjë e jashtëzakonshme, por e fshehta e kësaj është se ato statute nuk janë tonat, janë të transferuara nga Venecia, nga rregullat e Italisë që ishte tashmë e organizuar dhe për fat të mirë i imponohen qyteteve tona, që përgjithësisht ishin me qytetarë të huaj, por edhe shqiptarë kishin nisur të zbrisnin nga fshati dhe hap pas hapi filluan të organizoheshin. Kjo ndodhi me qytetet mesjetare, por ky rregullim mesjetar, për fat të keq erdhi Perandoria Osmane dhe e fshin të gjithën duke rifilluar prapë sistemi nga fillimi”.
Ndërkaq Perandoria Osmane do të kthente në një pikë nisje këtë problem duke imponuar sipas Lames karakteristikën e saj të urbanizimit lindor pa rregulla, shembull janë qytetet e vjetra si Berati. “Koncepti lindor është koncepti i konglomeratit pa rregulla të brendshme. Secili hapet deri aty ku është “brryli” i fqinjit dhe kështu krijohen dhe shtresëzohen qytetet osmane. Të gjithë qytetet osmane që ne trashëgojmë janë të tilla. Po të marrësh Beratin e vjetër nuk ka asnjë rregull në ndërtimin e lagjeve”.
Për të ardhur pas disa shekujsh në momentin kur fryn një erë perëndimore në Shqipëri me disa përpjekje në Korçë e në Fier nga vrionasi Aziz Pasha apo me Pazarin e ri të Tiranës nga Esat Pasha dhe për sjellë ndërtime të reja që janë dhe sot nga italianët apo austriakët gjatë dy luftërave botërore.
Por koha kur ndërtimet dhe urbanizimi njohu stabiliteti sipas Lames është ajo e Zogut.
“Zogut unë i njoh nga kjo pikëpamje vetëm një meritë të madhe, kishte qenë kaq vite sa duhej për të marrë imputin nga jashtë dhe kishte një meritë të madhe se nuk bënte asgjë vetë, që është e keqja e madhe e ligjbërësve e politikanëve shqiptare që duan ti bëjnë gjërat vetë. Për planet rregulluese ai mori më të mirët për këtë gjë, italianët, kur bëri xhandarmërinë mori ata që ishin më të mirët në këtë fushë anglezët, ekspertët e financave i mori nga Austria. Planet rregulluese që u bënë krijuan një rrjet të qyteteve që ekzistojnë dhe sot. Aty ku u lanë në mes ne nuk qemë në gjendje t’i vazhdonim dhe degraduan. Kjo periudhë vazhdoi dhe me pushtimin italian sepse ata e imagjinonin Shqipërinë në përgjithësi dhe aksin Tiranë-Durrës në veçanti si qendër të perandorisë së tyre Ballkanike”, tha Lame duke përshkruar këtë periudhë.
Po çfarë ndodhi në komunizëm? Ideja që ne kemi për ndërtimin e Shqipërisë nga e para sa qëndron sipas Lames? Drejtori i ALUIZNI-t mendon se kjo periudhë ka disa të mira nga pikëpamja urbane por “ka dhe disa të këqija të tmerrshme të cilat i trashëgojmë ne sot. Për shembull, një të keqe shumë të madhe që humbi vlerën e dokumentit dhe të pronës që do të thotë letra nuk kishte më vlerë në kohën e komunizmit sepse u kthye çdo gjë në pronë e përbashkët. Humbja e vlerës së dokumentit është një nga krisjet më të mëdha që kemi pësuar”.
Ai e ndan ndërtueshmërinë gjatë periudhës socialiste në tre epoka. “Në periudhën e parë deri në vitin 1960 është akoma ndikimi italian shumë i fortë dhe të gjithë arkitektët dhe planifikuesit e asaj kohe janë me frymë italiane. Periudha e dytë, një 10 vjeçar ku mbizotëron fryma sovjetike dhe pastaj vjen periudha që unë e quaj “periudha e shterpësisë” nga vitet ’70 e mbrapa, ku kishin humbur idetë e vjetra, arkitektët dhe projektuesit ishin mbyllur brenda vetes dhe nuk prodhonin dot asgjë, kishin humbur stilet e vjetra, çdo lidhje me të shkuarën dhe ishte shterpëzuar çdo gjë”.
Rrëzimi i komunizmit e gjeti Shqipërinë në një situatë ku 65 për qind e popullsisë ishin detyruar të jetonin në fshat nga regjimi dhe me rënien e digës që kishte vendos komunizmi ata u dyndën në qytete.
“Në këtë krizë vjen ‘90-a, ku ne u gjendëm në një farë mënyre si në “Far Ëest” sepse regjimi kishte ndërtuar një digë të fortë që ishte dhuna, me anë të së cilës kishte detyruar 1 milionë shqiptarë të rrinin në fshat. 65 përqind e popullsisë ishte në fshat, raporte që ne i kishim në fund të shekullit 20, ndërsa Europa i kishte në shekullin 18. Papritur kjo digë u hoq dhe gjithë kjo masë njerëzish, që jetonin një jetë shumë të keqe në fshat, u dynd pa asnjë kontroll drejt qyteteve. Me një shtet shumë të dobët dhe pa eksperiencë, që po kalonte nga një shtet i vjetër në një shtet të ri, pra e ndërrojmë dhe një herë sistemin nga fillimi, gjendet në këtë situatë. Strukturat e vjetra bien, pengesat bien dhe kjo masë njerëzish, rreth 1 milionë, dyndet rreth qyteteve duke krijuar një unazë të hekurt dhe sot jemi në situatën që jemi”.
Në çfarë situate jemi sot? Lame nuk e sheh aspak optimiste gjendjen ku ndodhen qytetet në Shqipëri nga pikpamja urbane. “Kemi një bllok të madh unazash që kanë rrethuar qytetet tona duke mos lejuar më që të shpërthejnë dhe zmadhohen. Durrësi, për shembull, po mbytet brenda vetes sepse nuk mund të hapet më pasi ka këtë unazë rreth 1 km ndërtimesh informale që e kanë bllokuar dhe është i detyruar të gjenerojë brenda vetes, të riciklojë veten, të shkelë mbi të shkuarën e vet sepse nuk hapet dot. Kjo ndodh me Tiranën, Elbasanin, Shkodrën,etj..”, thotë ai.
Ndërkohë drejrori i ALUIZNI-t bëri një tablo të situatës së legalizimeve duke theksuar se metoda që po ndiqet është legalizim dhe urbanizim i ndërthur.
“Ajo që ne kemi përqafuar sot është një shkrirje e të dy elementëve, urbanizim në letër, legalizim dhe urbanizim në fakt. Kjo do të thotë, bëjmë në letër planet se si duhen urbanizuar këto zona, bëjmë legalizimin sipas këtyre planeve dhe pastaj bëjmë urbanizimin në terren. Kjo është skema që me shumë vështirësi po zbatohet aktualisht në vend. Sot jemi në një Shqipëri që ka 280 mijë objekte pa leje në listë pritje, janë legalizuar në 8 vjet të PD-së 21.700, këto 9 muaj janë legalizuar 21 mijë dhe me këto ritme i bie të mbarojë pas 30 vitesh, ndërkohë që rihapja e procesit të vetdeklarimeve ka sjellë dhe 82 mijë objekte të tjera. Por duhet të pranojmë që ka një parim të madh në këtë aspekt. Në momentin që një njeri, dy apo tre bëjnë një kundravatje, faji është i tyre. Kur e bëjnë të gjithë, faji nuk është më i tyre, por i ligjit, i qeverisjes”, përfundoi Lame.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com