Artemisa Brahimaj flet për terapinë e gjumit/ Çfarë janë 'zhurmat e bardha' dhe përse nuk duhet t'i përdorni tek bebet tuaja

TIRANË- Bebet kanë nevojë për përkujdesje të veçantë por shpesh herë nënat gjenden përballë dilemave të ndryshme përsa i përket mënyrës së teknikave që duhet të përdorin për vendosjen në gjumë të bebit, ushqyerjen me gji dhe varësitë që krijon bebi gjatë muajve të parë të jetës.

Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv terapistja e gjumit Artemisa Brahimaj tregoi rëndësinë e rutinës para gjumit për bebet dhe metodat që mund të përdorim:

“Zakonisht përdoret për dy arsye kryesore, e para për ta relaksuar fëmijën para gjumit sepse gjatë ditës ka kryer një sërë aktivitetesh të ndryshme. Gjatë kohës fëmija jo vetëm qetësohet por kupton edhe se çfarë do të vijë më pas” u shpreh ajo.

Çfarë janë zhurmat e bardha dhe kur fillojnë të bëhen të dëmshme për shëndetin e fëmijës?

"Zhurmat e bardha janë një varësi e re që i krijohet fëmijës. Ato janë tingujt që imitojnë zhurmat që mund të ketë dëgjuar fëmija në bark. Zakonisht rekomandohen zhurmat e bardha deri në javën e 12 të jetës por me një kufi përdorimi. Vetëm në rastet kur ai nuk qetësohet dhe kemi një teknikë gjumi 5s që perfshin zhurmat e bardha, maksimumi një orë në ditë për ta ndihmuar. Jo ta vendosim një aparat dhe ta mbajmë ndezur gjithë kohës. Absolutisht pas javës së 12 të jetës zhurmat e bardha janë shumë të dëmshme dhe nuk duhen përdorur as para gjumit dhe as gjatë tij” u shpreh ajo.

Tre teknika që mund të përdorin nënat për të shamngur varësitë e fëmijëve ndaj qumështit të gjirit dhe fjetja në shtrat me prindërit:

“Në rastin kur fëmijën e zë gjumi gjatë ushqimit me gji, ne fillojmë ja heqim gjirin më herët, pra pa arritur të bjerë në gjumë dhe në këtë lloj forme nuk e ka më atë varësinë e të rënit në gjumë duke thithur gjirin.  Në momentin që kemi arritur diku rreth 5-6 ditëve që fëmija të mësohet me këtë lloj forme ndërkohë kemi vazhduar duke e përkëdhelur fillojmë bëjmë hapin e parë që e vendosim tek shtrati i vet dhe gjatë ditëve të para nëna do të jetë vazhdimisht brenda krevatit të fëmijës me duart e veta, duke e përkëdhelur duke i dhënë dashuri dhe në këtë lloj formë e kemi shkëputur dhe nga varësia që fëmija ka pasur duke fjetur në krevatin e nënës” përfundoi ajo.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë