Arti i poçarisë në Korçë! Të rinjtë njihen me sekretet e mjeshtrit të qeramikës

I veçantë në krijimtarinë e tij, Vasillaq Kolevica, mjeshtri i poçarisë mirëpriti në ambientet e punishtes një grup të rinjsh nga Gostivari. Prej vitesh, Kolevica ruan traditën e punimeve në qeramikë, ndërsa shprehet se ky zanat nuk duhet të humbasë.

“Është hera e dytë që në po e praktikojmë në Korçë. Një rradhë kemi qenë në Gostivar, dhe punam dhe bëmë një goxha eksperiment dhe shumë vepra i kemi në Gostivar."-tha ai.

“Pasioni për qeramikën ka qenë për shumë vite. Kam marrë një klasë në gjimnaz dhe më ka pëlqyer aq shumë, por nuk kam patur kohë ta ushtroj."-shprehen të rinjtë.

Për skulptorin Xhezair Rexhepi qëllimi i Workshop-it, është ruajtja e traditës së këtij profesioni të veçantë edhe tek moshat e reja.

“Unë si artist, e ndjeva që duhet të rifillojmë të bëjmë gjëra që ndoshta i kemi harruar, por që janë shumë të vlefshme dhe çdo gjë niset nga kjo këtu, nga ky zanat. Gjithçka moderne është prej qeramike”-tha Rexhepi.

Pas Gostivarit, ky është viti i dytë i organizimit të një workshopi në punishten e mjeshtrit të qeramikës Vasillaq Kolevica në fshatin Asdren të Korçës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa